Skip to content
Të Gjitha

“Boli” dhe “Idli”, policia italiane zbulon emrat e “kokave” të grupeve mafioze shqiptare të drogës

· 1 min lexim

Një super aksion i policisë së Milanos, çoi dje në pranga 7 shqiptarë dhe një italian.

Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Shqiptarët e merrnin drogën nga Holanda dhe më pas e sillnin në Itali, ku e shisnin me doza të vogla.

Policia italiane ka zbuluar sot emrat e dy kokave të organizatave kriminale, të cilët janë, durrsakët Seit Ajazi, i njohur me nofkën “Idli” dhe Agim Proshka, me pseudonimin “Boli”.

Pjesë e të arrestuarve ishte edhe një shqiptar i lindur në Greqi, i cili e kishte nofkën “Rocky Balboa”.

Sipas mediave italiane, grupet kishin lidhje farefisnie e krushqie me njëri-tjetrin.

Operacioni u krye në vijim të hetimeve për 23 narkotrafikantët e arrestuar në shkurt të 2018-ës.