Skip to content
Kronikë

BMW-ja futet me “kokë” në gjykatën e Dibrës, lëndohet punonjësi i sigurimit

· 2 min lexim

Mbrëmjen e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë.

Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit “BMW” me iniciale F.S ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përfunduar në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, duke shkaktuar dëme materiale.

Ndërkohë që ka mbetur mbetur i lënduar lehtë G.D, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Dibër/informacion paraprak

Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi F.S., duke drejtuar automjetin tip ‘BMË’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër duke shkaktuar dëme materiale.

Gjithashtu ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin G.D, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës.

Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.