Skip to content
Të Gjitha

Bllokohet transporti i vlerave monetare jashtë Shqipërisë

· 1 min lexim

Transporti jashtë Shqipërisë i vlerave monetare të bankave është bllokuar. Ky veprim ka ardhur si rezultat i grabitjes së miliona eurove në Rinas.

Burime zyrtare nga Shoqata e Bankave, theksojnë se asnjë nga bankat nuk ka arritur të bëjë transportin fizik të parave.

Sipas “TvKlan”, shaku kryesor është refuzimi i “Austrian Airlines” për të bërë transferta të parave, e cila ishte e vetmja kompani ajrore që kryente këtë shërbim në Shqipëri prej dy dekadash.

Në momentin që nuk do të ketë transferta të parave, bankat mund të nisin marrjen  e masave për refuzimin e hapjes së depozitave në valutë, kryesisht në euro. Kjo gjë mund te shkaktojë probleme në transferimet e parave nga një individ në Shqipëri drejt një shteti tjetër dhe anasjelltas.

Ndërkohë grabitja ka trembur dhe linjat e tjera që të ofrojnë këtë shërbim.