Skip to content
Aktualitet

Bllokohet autobusi me cigare kontrabandë në portin e Durrësit, arrestohet shoferi

· 1 min lexim

Mëngjesin e sotëm Policia Kufitare ka bllokuar në Portin e Durrësit një autobus më cigare kontrabandë. Ato vinin nga Maqedonia. Një pjesë e konsiderueshme është bllokuar edhe ditën e djeshme.

Gjatë kontrollit, policia ka zbuluar në total 309 steka cigaresh, të cilat ishin të markave të ndryshme, si “Malboro”, “Winston,”” BOS”.

Në pranga ka përfunduar shoferi, Q.S., 32 vjeç nga Gostivari i Maqedonisë. Ai akuzohet për kontrabandë.

Sipas policisë cigaret janë zbuluar gjatë kontrollit  në vijën e dytë të autobusëve dhe kamionëve, në autobusin e linjës Maqedoni-Durrës-Bari.

Paketat e cigareve ishin të fshehura në brendësi të autobusit me destinacion Italinë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.