Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bllokimi i Fabrikës së Fishekzjarrëve nga Lleshaj dhe drejtori i LSI-së, tre ministra kundër

00:44 14/11/2020
Reading Time: 4 min lexim

Fabrika e Fishekzjarrëve ARPI, e bllokuar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka qindra tonelata prodhim që pret të eksportohet, ndërsa mbi 120 punonjës kanë humbur punën. Por jo të gjithë janë treguar kaq të pamëshirshëm sa ministri Lleshaj. Pasi janë njohur me problemin, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka treguar ndjeshmëri dhe ka premtuar të anulojnë atë pikë të urdhrit që ka ndalur prodhimin dhe eksportin e kësaj fabrike.

Kjo është e vetmja fabrikë e këtij lloji në Shqipëri, punon me teknologji e standarde evropiane, e destinuar për tregun e BE-së. Në vend që të ishte burim krenarie për prodhimet Made in Albania që konkurrojnë denjësisht në Evropë, fabrika është kthyer nga ministri i Brendshëm në një objektiv rrezikshmërie.

“Edhe Ministri i Mbrojtjes së Sipërmarrjes, Eduard Shalësi është angazhuar duke takuar personalisht Lleshajn për t’i kërkuar të zhbllokohet ky eksport shqiptar”, tregon Pjetër Pëllumbi, pronari i ARPI-shpk. Po ashtu, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, më ka dhënë të drejtë dhe më premtuar të ndërhyjë ta zgjidhë problemin, jo vetëm për kompaninë, por edhe për 120 punonjësit që mbajnë familjet në këtë biznes.

Lleshaj e ka sekuestruar, e ka bllokuar, po e çon drejt falimentit këtë aset kombëtar, për arsye që nuk i bën publike.

Pasi ka bërë një urdhër të paligjshëm, ministri ka gjetur  në Ministrinë e Mbrojtjes aleancën e një tjetër personi të mbrapshtë, të drejtuesit të ASHKE, Engjëll Bekteshi.  Ky mbulon standardet e eksporteve në Ministrinë e Mbrojtjes.

Megjithëse ky institucion ka lëshuar licencë për prodhimin e fishekzjarrëve në këtë fabrikë, bazuar në ligjin shqiptar dhe në standardet e BE-së, vazhdon të zbatojë një urdhër të pabazuar të ministrit Leshaj, me anën e të cilit justifikohet mbyllja e fabrikës.

“Ky drejtor na ka bërë shantazhe dhe presione qysh prej 7 vjetësh që ka ardhur në këtë detyrë”, tregon Pëllumbi. Bekteshi u vendos në këtë detyrë si emërim i LSI-së, kur kjo parti ishte në koalicion me Kryeministrin Rama. Në veprimet e tij arbitrare nuk pyet as për urdhrat e ministrave. Sipas pronarit të Fabrikës ARPI, drejtuesi Bekteshi, edhe në vitin 2015 e ka mbyllur fabrikën dhe u desh ndërhyrja e ministres Mimi Kodheli që të rifillonte aktiviteti i saj.

Por goditja më e madhe këtij biznesi i erdhi në vitin 2018. Me djallëzi, duke shfrytëzuar momentin e plagosjes së një efektiveje të policisë nga një shashkë, Lleshaj bëri një urdhër për ndalimin e lëndëve piroteknike, ku në një pikë godet prodhimin e fabrikës së fishekzjarrëve. Pas rrezikut të sigurisë kombëtare të Lleshajt, ky urdhër fsheh arsye të panjohura  publikisht, që në fakt shkon në favor të prodhimeve kineze apo të Serbisë dhe shteteve të tjera, konkurrente me prodhimet Made in Albania të kësaj fabrike.

Urdhri i Lleshjat me nr.661, datë 13.12. 2018 u shoqërua me raprezalje policore ndaj fabrikës, megjithëse ajo është nën licencën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të BE-së. “U munduam ta rrëzojmë në Gjykatën Administrative atë pikë të urdhrit që na prek ne, por gjyqtarët e trembur nga Lleshaj dhe nga Vetingu, nuk na dhanë të drejtë, megjithëse e shihnin që nuk kishte bazë ligjore”, tregon Pjetër Pëllumbi.

Në vijim i kemi kërkuar zotit Bekteshi që të kërkoj zyrtarisht anulimin e urdhrit, por ishte e pamundur. “Përse një pjesë të urdhrit e zbatoni dhe pjesët e tjera jo”, i kërkuam shpjegim këtij drejtuesi, por në vend të përgjigjes, na vinin pa fund kontrolle nga njerëzit e zyrës së tij.

“Ne nuk mund të punojmë me urdhrin e Lleshajt, sepse kemi një patentë të BE-së që nuk mund ta shkelim. Si mund të ndryshojë teknologjia me urdhër”, shprehet i revoltuar Pëllumbi.

Ne jemi në situatën kur kemi shumë kërkesa nga vendet evropiane , por nuk mund t’ju përgjigjemi sepse nuk mund të eksportojmë prodhimin tonë, nga ky urdhër i Lleshajt.

“Është mëkat të bllokohemi kur jemi bërë numri një në Evropë për shumë produkte sidomos për petardet. Ja shikojini…!”, thotë Pëllumbi dhe na tregon i pasionuar produktet e kësaj fabrike. “Duam të punojmë sipas ligjit, jo sipas urdhrave”, përfundon Pëllumbi.

Fabrika e fishekzjarrëve ARPI, me seli në fshatin Kuç të Vorës, është e vetmja në Shqipëri e certifikuar nga Autoriteti i BE-së, universiteti i Madridit që është përgjegjësi ligjor i teknologjisë së prodhimit, por edhe me standardet e BE-së dhe licencën e prodhimit, lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes, Autoriteti i Eksporteve AKSHE. A do të prodhojë sërish fishekzjarrët Made in Albania? Në Shqipëri çdo gjë varet nga urdhrat e disa njerëzve, jo nga ligjet.

/GazetaReforma.com/

 

 

 

 

 

 

Etiketa: bllokimifuishekzjarretlleshaj

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Sekuestrimi i 294 mijë eurove në Durrës, ja kush është 36-vjeçari që po kërkohet nga policia (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.