Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Blinken vizitë në Izrael e Jordani, a do ketë ndalesë në Turqi?

18:00 02/11/2023
Reading Time: 3 min lexim

Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë sërish drejt Lindjes së Mesme të premten, ndërsa lufta mes Izraelit dhe Hamasit vazhdon. Ekspertët nga ana tjetër, po përpiqen të kuptojnë nëse itinerari i zotit Blinken, do të përfshijë edhe një ndalesë në Turqi. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dënuar Izraelin dhe e ka cilësuar Hamasin një “grup çlirimtar”, një pozicion që bie ndesh me pikëpamjet e Uashingtonit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine njofton.

 

Ndërsa lufta mes Izraelit dhe grupit militant Hamas vazhdon, Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të niset të premten drejt Izraelit, pas dy ndalesash në këtë vend, vetëm disa ditë pas sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit, të ndërmarrë nga Hamasi, ndaj civilëve izraelitë.

Të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller, u pyet mbi objektivat kryesore të udhëtimit të zotit Blinken.

“Sekretari Blinken do të udhëtojë për në Izrael dhe Jordani të premten. Ai do të takohet me Kryeministrin Netanyahu dhe udhëheqës të tjerë të qeverisë izraelite, për t’u përditësuar me objektivat e tyre ushtarake dhe planet që kanë për përmbushjen e tyre. Zoti Blinken do të përsërisë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare si dhe do të diskutojë mbi nevojën për të marrë të gjitha masat paraprake, për të minimizuar numrin e viktimave civile, si dhe për të ofruar ndihmë humanitare“.

I pyetur nëse pjesë e axhendës së Sekretarit Blinken do të ishte dhe një ndalesë në Turqi, zoti Miller tha se dy ndalesat e vetme të konfirmuara, ishin Izraeli dhe Jordania.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u është bashkuar vendeve të tjera të Lindjes së Mesme, që kanë dënuar Izraelin lidhur me sulmet e tij në Rripin e Gazës.

Gjatë një proteste masive pro-palestineze të shtunën në Stamboll zoti Erdogan tha se Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është terrorist, dhe jo grupi militant i Hamasit.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera perëndimore e kanë cilësuar Hamasin një grup terrorist. Koloneli në pension i ushtrisë amerikane, Rich Outzen, tha për Zërit e Amerikës se administrata Biden ka qenë e kujdesshme të mos provokojë aleatin strategjik të saj në NATO, por gjithashtu nuk ka qenë e etur të përqafojë qëndrimet e zotit Erdogan.

“Ekziston një lloj hezitimi për të krijuar një lidhje mes administratës amerikane me Erdoganin dhe ekipin e tij. Çështje si fotot e takimeve të nivelit të lartë mes dy presidentëve, apo vizita në nivel sekretarësh, nëse Sekretari Blinken shkon atje, apo dhe telefonata mes presidentëve, të gjitha këto janë gjëra që administrata Biden i ka trajtuar me shumë kujdes”, thotë Rich Outzen, i Këshillit të Atlantikut.

Shqetësimet ndërkombëtare janë në rritje lidhur me viktimat civile palestineze. Zoti Outzen thotë se Sekretari Blinken do të bëjë atë që Shtetet e Bashkuara kanë bërë historikisht në situata të ngjashme në të kaluarën, të mbështesë Izraelin, por njëkohësisht ta nxisë atë që të përfundojë operacionet e sigurisë në Gazë, sa më shpejt që të jetë e mundur, me qëllimin për të minimizuar vdekjet në radhët e civilëve.

“Mendoj se qëllimi kryesor i kësaj vizite në rajon të zotit Blinken do të jetë të sigurojë, që të gjithë që të jenë të gatshëm të ushtrojnë masa parandaluese diplomatike dhe nëse do të jetë e nevojshme edhe ushtarake, për të mbajtur Hezbollahun libanez, sirianët, apo ndonjë aktor tjetër, si iranianët, të cilët mbështesin forcat Huthi në Jemen, për të mos e përshkallëzuar situatën në një konflikt rajonal”, thotë zoti Outzen.

Ministri i Jashtëm i Iranit u takua të mërkurën në Turqi me homologun e tij turk. Dy diplomatët e lartë ndanë shqetësimin mbi mundësinë e përhapjes së luftës Izrael-Hamas në Siri, si dhe në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme. Turqia ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, kërkesë që Izraeli e ka refuzuar./VOA

Të tjera

OLAF zbulon skemën e eksportit të mbetjeve toksike nga Durrësi
Aktualitet

OLAF zbulon skemën e eksportit të mbetjeve toksike nga Durrësi

Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, ka mbështetur autoritetet shqiptare në zbulimin dhe ndalimin e një eksporti të...

14:13 13/02/2026
Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn pas arrestimit për tenderat e AKSHI-t, Igli Tafa emërohet në krye të agjencisë nën hetim nga SPAK
Aktualitet

Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn pas arrestimit për tenderat e AKSHI-t, Igli Tafa emërohet në krye të agjencisë nën hetim nga SPAK

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, e cila ndodhet...

13:59 13/02/2026
Para
Stina e gjetheve, 5 gjëra që duhet t’i bëni patjetër në vjeshtë

Stina e gjetheve, 5 gjëra që duhet t’i bëni patjetër në vjeshtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

OLAF zbulon skemën e eksportit të mbetjeve toksike nga Durrësi

OLAF zbulon skemën e eksportit të mbetjeve toksike nga Durrësi

14:13 13/02/2026
Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn pas arrestimit për tenderat e AKSHI-t, Igli Tafa emërohet në krye të agjencisë nën hetim nga SPAK

Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn pas arrestimit për tenderat e AKSHI-t, Igli Tafa emërohet në krye të agjencisë nën hetim nga SPAK

13:59 13/02/2026
Vrasja e Gilmando Danit në Rinas, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK

Vrasja e Gilmando Danit në Rinas, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK

11:21 13/02/2026
Berisha: Regjistrimet e Agasit përmbajnë prova për krime dhe vrasje me porosi

Berisha: Regjistrimet e Agasit përmbajnë prova për krime dhe vrasje me porosi

15:28 12/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.