Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Blerja e pronave të patundshme rrit volumin e kredive afatgjata, ja me sa për qind

19:12 26/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Zgjerimi i tregut të shit-blerjes së pronave në vend në vitet e fundit, por edhe bumi i sektorit të ndërtimit, ka bërë që paralel me investimet të rritet edhe nevoja për kreditim.

Sistemi bankar nga ana e tij, po e orienton huadhënien drejt afateve më të gjata të maturimit.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, portofoli i kredisë afatgjatë, më shumë se pesë vjet, në fund të muajit gusht arriti vlerën e 340 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 11%.

Edhe kredia afatmesme, me maturim një deri në pesë vjet, po shfaq gjithashtu një tendencë pozitive, me rritjeje vjetore pranë nivelit të 7%. Përkundrazi, kredia afatshkurtër, me afat maturimi deri në një vit, është në rënie me më shumë se 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tashmë, kredia afatgjatë përbën 58% të portofolit total të kredisë për ekonominë.

Rritja e kredisë afatgjatë tregon se bankat janë shfaqur më të gatshme për të marrë përsipër rrezik në afate të gjata, ku edhe horizonti i parashikimit është më i vështirë. Por, ndryshimi i strukturës së kredisë sipas afatit lidhet shumë edhe me qëllimin e përdorimit të kredisë.

Rritja e kreditimit afatgjatë dëshmon kryesisht se bizneset dhe individët po marrin më shumë kredi për qëllime investime, kryesisht në pasuri të paluajtshme. Ndërkohë, rënia e vlerës së kredisë afatshkurtër lidhet me uljen e financimeve për nevoja afatshkurtra, në formën e ovedrafteve apo kredive për kapital qarkullues.

Në fund të gushtit, kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme te individët ishte në rritje me 8%, ndërsa te bizneset rritja e këtij portofoli ishte edhe më e madhe, me mbi 14%. Aktualisht, kredia për blerjen e pronave nga familjet dhe ndërmarrjet përbën rreth 39% të portofolit të kredisë për ekonominë.

Rritja e interesit për të investuar në prona në vitet e fundit është nxitur edhe nga normat e ulëta të interesit, që e kanë bërë më të lirë kredinë dhe koston e investimit për të blerë një pasuri të paluajtshme.

Nga ana tjetër, edhe oferta në këtë segment të tregut ka qenë e lartë. Për bankat, kredia për blerjen e pronave mundëson një rritje të qëndrueshme të portofolit të kredisë dhe shpërndarje më të mirë të rrezikut, sidomos tek kredia për individët. Kredia për blerje banese nga individët ka aktualisht raportin më të ulët të kredive me probleme, pranë nivelit të 5%.

/Burimi: Monitor.al/Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: afatgjatablerjekrediprona

Të lidhura

Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

Agjencia amerikane Bloomberg i ka kushtuar vëmendje të veçantë zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke u fokusuar në aksionin për...

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik
Aktualitet

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Kur Barry Lewis erdhi për herë të parë në Shqipëri, në vitin 1990, regjimi komunist ishte ende në fuqi dhe...

13:39 18/07/2025
Para

Testohen 4.7 milionë banorë në Kinë pasi konfirmimit të një rasti pozitiv me Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

13:39 18/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

13:18 18/07/2025
Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

12:56 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.