Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Blerina Tomini: Në Shqipëri nuk ka arritur mutacioni Covid që u zbulua në Britani

14:58 09/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Shefja e Survejancës në ISHP-së, Eugena Tomini deklaron se në vendin tonë deri tani nuk është zbuluar ndonjë rast i variantit të ri të Covid.

Në një intervistë televizive, Tomini tha se deri më tani në vendin tonë nuk ka asnjë rast të evidentuar me mutacionin e ri të COVID-19, që doli në Britaninë e madhe.

“Për t’ju thënë të vërtetën në momentin kur Britania e Madhe deklaroi mbi situatën e mutacionit, edhe Shqipëria pati një alert në nivel më të lartë, që u interpretua dhe me masat kundër këtij vendi. Duhet të theksohet se ISHP ka një historik edhe në kuadër të grupit, të testimit të varianteve të tij. Ky historik konsolidohet me kohën. Përmes testimeve ku konfirmohet një virus, por jo SARS-COVID, ato mostra merren dhe çohen në laboratorë që kemi akses, si në Berlin. Deri tani nuk kemi raste të mutacionit. Deri në këto momente nga vlerësimet që kanë bërë studiuesit, kanë vënë re rritje të transmetueshmërisë. Studimet e pjesshme për imunitetin kanë treguar dhe vlerësuar situata të ndryshme në grupe të ndryshme, jo gjithë përfaqësuese. Studimet serologjike që janë bërë të pjesshme apo përgjithësuese, shpesh konsolidohen me studimet më të gjera. Shpresoj që të kemi studime më të gjerë, që të përfshijnë një popullatë më të gjerë.”, pohoi ajo.

Këto ditët e fundit është vënë re një tendencë në rritje të rasteve me COVID. Duke u ndalur tek masat anti-covid të vendosura nga qeveria para festave të fundivitit, Tomini tha se efektet e këtyre masave do të shihen në javët në vijim.

“Edhe nga të dhënat e deklaratat e MSH-së, ju keni vënë re që kemi një tendencë në rritje të rasteve pozitive. Që pas fillimit të kësaj jave kemi pasur tendencë në rritje. Situata është në alert, pasi kemi transmetime. Efekti i masave ndërhyrëse në periudhën para festave, efektin e jep për një periudhë 2-3 javësh, ndonëse mund të kemi kryer organizime jashtë orës policore. Efekti do të shihet në javët në vijim. S’ka asnjë plan veprimi sa i takon uljes apo ngritje së testimeve. Aktualisht ky element është vënë re që nga tetori. Ka një tendencë në rritje javë pas jave. Nuk është asgjë e programuar. Është e lidhur gjithçka nga hetimi. Ka oscilacione për ditët e pushimit, ka vatra dhe mikrovatra, që reflektojnë në numrin e testimit. Sa i përket mortalitetit mbetet në të njëjtat vlera. Javët e fundit ka një tendencë të uljes së rasteve të vdekjes. Vetëm 1 përqind e totalit pozitiv kërkojnë trajtim reanimator. Imuniteti i tufës do të ishte kënaqësi për të gjithë, do ishte arritje. Pandemia po vijon me valë të saj, me një intensitet ku transmetueshmëria është e lartë. Jemi larg imunitetit të tufës, pavarësisht transmetueshmërisë së lartë.”, -tha Tomini.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Blerina TominiBritanicovid

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Hidrocentralet pranë pikës kritike, ministria mburret: Dyfishuam prodhimin e energjisë

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip