Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Biznesmeni i shpëton rrëmbimit në Elbasan/ Policia ka frikë t’i marrë kallzimin, kërcënime nga një grup i rrezikshëm kriminal

21:25 29/12/2018
Reading Time: 4 min lexim

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur pasditen e djeshme, ku është rrëmbyer Aurel Guni, biznesmeni dhe këshilltari i PDIU-së në Bashkinë e Elbasanit.

Sipas gazetarit investigativ, Artan Hoxha, Guni është rrëmbyer nga Bexhet Mosmuça, i cili kishte për qëllim të çonte Gunin tek një ndërtesë me porosi të një grupi kriminal shumë të njohur në Elbasan dhe është rrëmbyer pikërisht për këtë arsye, për të mos i kallzuar këta të fundit në polici.

Sipas Report Tv ngjarja ka rrjedhur në të tillë mënyrë:

Aurel Guni ndodhej në automjetin e tij kur ka parë Bexhet Mosmuçën dhe për shkak të njohjes së mëparshme e ka marrë në makinë, ku janë drejtuar fillimisht drejt qendrës së qytetit dhe më pas kanë marrë drejtimin për tek Universiteti “Aleksander Xhuvani”.

Sapo kanë arritur aty, papritur Bexhet Mosmuca nxjerr pistoletën dhe ia vendos në kokë drejtuesit të mjetit Aurel Guni duke i thënë se nëse nuk do të ndiqte urdhrat e tij, ai do t’a vriste. Rrëmbyesi i ka dhënë viktimës një shirit plastik që Forcat Speciale zakonisht e përdorin në vend të prangave dhe i ka kërkuar që të lidh duart me të, në të kundërt do t’a qëllonte. Në atë moment, rrëmbyesi i ka thënë viktimës se ishte i detyruar t’a çonte atë pranë një objekti shumë të njohur në Elbasan, i cili njihet si pronë dhe bazë qëndrimi e grupit kriminal më të fuqishëm në qytet.

Viktima, Aurel Guni

Ndërsa ka qenë nën presionin e armës, viktima ka nuhatur rrezikun që i kanosej nëse përfundonte si peng për llogari të grupit kriminal, dhe ka tentuar t’i arratiset rrëmbyesit. Autori për shkak të faktit se kishte dëshmitarë në vendngjarje që mund t’a identifikonin nuk ka qëlluar me armë, por e ka goditur fort viktimën me qytën e pistoletës në kokë duke synuar t’a neutralizonte.

Rrëmbyesi, Besnik Mosmuça

Pavarësisht goditjes së rëndë që ka pësuar në kokë, Aurel Guni ka dalë nga autovetura dhe i mbuluar me gjak në fytyrë ka vrapuar në drejtim të një patrulle policie që ndodhej rastësisht në rrugë për të shpëtuar nga duart e rrëmbyesit. Në këto rrethana pasi ka parë patrullën e policisë, e përbërë nga dy efektivë, një prej tyre police femër dhe pamundësinë për t’a kapur sërish Aurelin, autori i krimit Bexhet Mosmuca është larguar nga vendngjarja me shpejtësi duke marrë mjetin e viktimës. Automjeti i Aurel Guni është gjetur disa orë pas ngjarjes nga vëllai i tij, i braktisur në një nga rrugicat e periferisë së qytetit pasi i ishte ndërruar targa e parë. I tmerruar nga ajo që i kishte ndodhur dhe i trembur se mund t’i rrezikohej sërish jeta, Aurel Guno është paraqitur i plagosur dhe i gjakosur në komisariatin e Elbasanit për të kërkuar mbrojtje nga policia dhe për të kallëzuar pengmarrjen.

Sipas informacionit të marrë nga policia e Elbasanit thuhet se: “Aurel Guni ka denoncuar se është marrë peng dhe më pas është plagosur me qytën e pistoletës nga shtetasi Bexhet Mosmuca me të cilin kishte njohje prej 10 vitesh. Autori i ka thënë viktimës se ishte detyruar t’a bënte këtë gjë për llogari të një grupi kriminal shumë të njohur në Elbasan.

Bexhet Mosmuca ka tentuar t’a dorëzojë pengun të lidhur me pranga tek vendqendrimi i këtij klani të njohur për llogari të drejtuesit të tij. Autori i ka deklaruar viktimës se ishte detyruar të merrte përsipër edhe ekzekutimin e një personazhi tjetër të njohur ne qytetin e Elbasanit, me inicialet K.M.”.

Oficerët e policisë që kanë kontaktuar fillimisht me viktimën, sapo kanë marrë vesh se kush fshihej pas kësaj pengmarrje kanë hezituar t’a marrin kallëzimin. Por kur kanë hasur në këmbënguljen e viktimës nuk kanë patur rrugë tjetër veçse të marrin deklarimet e tij. Por në vend që viktimës t’i ofrohej mbrojtje nga policia, atij i është dhënë një vërtetim në të cilin duhej të paraqitej te mjeku ligjor për të ekzaminuar nivelin e dëmtimit që kishte pësuar nga goditja me qytën e pistoletës në kokë.

Viktima edhe pse ka dorëzuar në polici në cilësinë e provës materiale dhe telefonin celular është kërcënuar që të tërhiqte denoncimin pasi në të kundërt ai dhe familja e tij do kishin pasoja tepër të rënda. Kërcënimi i është bërë duke i dërguar fjalë pranë familjes së tij me persona të tretë.

Policia e Elbasanit edhe pse ka marrë kallëzimin, ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e viktimës dhe celularin e tij, nuk ka bërë asnjë tentativë për të arrestuar autorin apo shoqëruar personat për llogari të të cilëve ishte porositur kjo pengmarrje. Vetëm pas publikimit të lajmit në Report Tv, Policia e Elbasanit rreth orës 19:00 ka bërë një komunikatë për shtyp ku njofton se ka ndodhur një konflikt me Gunit dhe Mosmuçës. Mësohet se autori i rrëmbimit pas shoqërimit është lënë i lirë.

 Aurel Guni është pronar i një hoteli në zonën e Spillesë në Kavajë, këshilltar i PDIU-së në bashkinë e Elbasanit, si dhe mwsohet se ka qenë drejtor i Baseneve në Elbasan në vitin 2014, kohë para se të krijohej Agjencia e Mjedisit.

Të tjera

“Viktima mori karrigen për t’u mbrojtur, por u pengua… autori e goditi me thikë”/ Kamerat zbulojnë momentet e vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq
Aktualitet

“Viktima mori karrigen për t’u mbrojtur, por u pengua… autori e goditi me thikë”/ Kamerat zbulojnë momentet e vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq

Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga dosja hetimore për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit,...

11:47 16/08/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023
Horoskopi

Horoskopi: 16 gusht 2025

Dashi Një ditë e mbushur me energji dhe vendosmëri. Do të ndihesh i aftë të përballosh sfida dhe të marrësh...

08:00 16/08/2025
Para

Atentat në Elbasan/ Bandat përplasen përsëri, raportohen tre të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Viktima mori karrigen për t’u mbrojtur, por u pengua… autori e goditi me thikë”/ Kamerat zbulojnë momentet e vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq

“Viktima mori karrigen për t’u mbrojtur, por u pengua… autori e goditi me thikë”/ Kamerat zbulojnë momentet e vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq

11:47 16/08/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 16 gusht 2025

08:00 16/08/2025
Në vend të zgjidhjes, Rama kërkon fajtorët e zjarrit në ChatGPT dhe… ChatGPT i kundërpërgjigjet!

Në vend të zgjidhjes, Rama kërkon fajtorët e zjarrit në ChatGPT dhe… ChatGPT i kundërpërgjigjet!

21:15 15/08/2025
“S’e dija që në Shqipëri ndalohej”/ Turisti francez arrestohet për 8 gram kanabis

“S’e dija që në Shqipëri ndalohej”/ Turisti francez arrestohet për 8 gram kanabis

19:34 15/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.