Ka përfunduar pa marrëveshje takimi trepalësh në Bruksel, Lajçak, Bislimi dhe Petkoviq për dinarin, i cili u ndalua për përdorim në Kosovë më 1 shkurt. Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës, dhe Petar Petkoviç i Serbisë kanë zhvilluar takime me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por dallimet janë të mëdha dhe kërkohet një takim shtesë për të parë mundësinë e një zgjidhjeje. Një takim tjetër do të mbahet javën e ardhshme me të njëjtën temë, thuhet pas takimit. Bislimi tha se propozimi i Kosovës është konstruktiv dhe synon që mbështetja financiare të shkojë te përdoruesit final, ndërsa Petkoviç e cilësoi atë si i papranueshëm.
Trump, ftesa e Ramës te ‘bordi i leshit’ dhe ‘kërdia’ me lekët e shqiptarëve
Nga Myslim Murrizi Lajm i “madh” se Rama ka marrë ftesë nga Presidenti Trump për të qenë një nga 100...








