Skip to content
Kosovë

Bilanci i Covid-19 në Kosovë, rriten ndjeshëm rastet e reja

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur bilancin e Covid-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, duke evidentuar viktimat, infektimet e reja si dhe ecurinë e procesit të vaksinimit.  Njoftohet se nuk është regjistruar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19, ndërsa për sa i përket rasteve të reja nga 275 testime, 43 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.

Vlen të theksojmë se evidentohet një rritje e ndjeshme e rastevetë reja, krahasuar me javë më përpara.

Aktualisht numri i rasteve aktive me Covid-19 është 154 persona.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

22 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.243 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.608 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.094 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 275 testime, 43 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Vaksinohu!