Skip to content
Kronikë

“Big Brother” edhe në kryeqytet, policia çmonton 60 kamera në këto zona

· 2 min lexim

Policia është e vendosur për të “luftuar” vendosjen e kamërave nga grupet kriminale nëpër qytete të ndryshme.

Operacioni  “Fijet” ka vazhduar në kryeqytet, ku aksioni i parë ka filluar nga komisariati nr.1 i policisë së Tiranës për çmontimin e kamerave të vendosura nga persona të dyshuar dhe me precedente penalë.  Bëhet me dije se në zonën e “Ali Demit” policia ka çmontuar 5 kamera në banesën e shtetasit E.K. i dënuar më parë për vrasje. 6 kamera janë çmontuar edhe në zonën pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë” në Ali Dem.   Te ish-Parku janë çmontuar 4 kamera, 10 në Laprakë, po ashtu edhe në Rrugën e Kavajës, Rruga e Elbasanit, 20 kamera tek zona e njohur si  Xhamlliku, po ashtu në zonën e 5 Majit, Fresku, Yzberisht, dhe Fushë Mëzez. Në total deri më tani janë çmontuar 60 kamera në kryeqytet.

Vlen të  theksohet se çmontimi i kamerave do vijojë në të gjithë zonat e kryeqytetit, ku secili komisariat do çmontojë kamerat e paligjshme në zonat që mbulojnë.

Kujtojmë që ishte Shkodra qyteti që i dha indicie Policisë së Shtetit për të nisur operacionin “Fijet”.

Shkodra ishte e pushtuar nga kamerat që grupet kriminale kishin vendosur nëpër rrugë kryesore dhe jo vetëm, me qëllim monitorimin e aktivitetit të konkurrenteve.