Skip to content
Kronikë

Bie zjarr në spitalin e Fierit, çfarë ndodhi me pacientët (Video)

· 2 min lexim

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në qytetin e Fierit.

Ditën e sotme, Spitali Rajonal i Fierit është përfshirë nga flakët, teksa pacientët kanë dalur jashtë të tmerruar.

“Sot, rreth orës 10:00, në spitalin Rajonal Fier, në repartin e grafisë, ka rënë zjarr. Nuk ka persona të dëmtuar, shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur fikjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.   Bëhet  me dije se zjarri ka rënë në sallën e grafisë, në katin e parë të spitalit. Shkak mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrikë në repartin e grafisë që ndodhet pranë spitalit pediatrik.

Policia informon se nuk ka të dëmtuar si pasojë e zjarrit që ka përfshirë spitalin Rajonal të Fierit.  Ndërkohë që të gjithë pacientët dhe stafi i Spitalit Rajonal në Fier kanë dalë  të frikësuar jashtë godinës, ndërsa kanë ardhur zjarrëfikëset.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:00, në spitalin Rajonal Fier, në repartin e grafisë, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.