Skip to content
Të Gjitha

Bie nga kati i pestë i pallatit, humb jetën 80-vjeçari në Tiranë

· 2 min lexim

Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet.

Bëhet e ditur se 80-vjeçari me iniciale P.K ka rënë nga kati i pestë i një pallati te “Ish- Parku” dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend. I moshuari jetonte vetëm dhe dyshohet se është rrëzuar, ndërsa policia dhe grupi hetimor janë vendin e ngjarjes.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2023, rreth orës 19:55, te Ish-Parku, ka rënë nga kati i pestë i pallatit, shtetasi P. K., 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Kujtojmë që ngjarje të tilla tragjike nuk kanë qenë të pakta në vendin tonë.

Në muajin dhjetor një grua e moshuar ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë ku ishtë dërguar pasi u rrëzua nga ballkoni. Policia bëri me dije se ndërsa po lante xhamat e shtëpisë , shtetasja H. Ç., 77 vjeçe ka rënë nga kati i dytë.  “Më datë 23.12.2022, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, dyshohet se duke larë xhamat në banesën e saj, ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të banesës, shtetasja H. Ç., 77 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës“, njoftoi policia në kohën kur ndodhi ngjarja e rëndë.