Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Biden-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë: Mbështetje për Ukrainën në luftë kundër Rusisë

10:20 27/09/2024
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e enjte Presidenti Joe Biden priti në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky për diskutime lidhur me mbështetjen amerikane për luftën e Kievit kundër pushtuesit rus. Presidenti Biden theksoi se lufta e Rusisë kundër Ukrainës nuk do të jetë e suksesshme.

“Ukraina do t’ja dalë dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë jush në çdo hap”, tha Presidenti Biden.

Gjatë një takimi të veçantë me zotin Zelenski, Nënpresidentja Kamala Harris, kandidate e Partisë Demokrate për Shtëpinë e Bardhë, përsëriti mbështetjen e qeverisë amerikane në përpjekjet e Kievit kundër agresionit rus, ndërsa theksoi se i takon Ukrainës të vendosë se si do të përfundojë lufta. Pa përmendur emrin e tij, zonja Harris e kritikoi kandidatin republikan për nënpresident, JD Vance, propozimi i të cilit për t’i dhënë fund luftës do ta linte Ukrainën me territor të gjymtuar dhe larg anëtarësimit në NATO.

“Këto propozime janë të njëjta me ato të Putinit. Që të jemi të qartë, ato nuk janë propozime për paqe”, tha zonja Harris. “Ato janë propozime për t’u dorëzuar, çka është e rrezikshme dhe e papranueshme”.

Në një intervistë të kohëve të fundit, republikani Vance sugjeroi që Ukraina dhe Rusia t’i ndalojnë luftimet dhe të krijojnë një zonë të çmilitarizuar brenda linjave aktuale të betejës. Ai tha se Kievi do të duhet t’i përmbahet një statusi neutral dhe të heq dorë nga kërkesa për anëtarësim në NATO. Ndërkohë, Presidenti Joe Biden njoftoi të enjten një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën që ka një vlerë prej më shumë se 8 miliardë dollarësh.

Udhëheqësi amerikan e shfrytëzoi vizitën e Presidentit Zelenski për të demonstruar mbështetjen amerikane për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.Ndihma ushtarake përfshin dërgesën e parë të bombave të modelit “Joint Standoff Weapon” me rreze veprimi deri në 130 kilometra. Maja e kësaj bombe është pajisur me një udhëzues me rreze lazër ose kamera që dërgon të dhëna në një kompjuter mbi vendndodhjen e objektivit. Pas marrjes së sinjalit, kompjuteri i dërgon komanda bombës e cila shfrytëzon krahët e montuar për të shkuar drejt objektivit.

Këto bomba me rreze të mesme veprimi përmirësojnë aftësitë e Ukrainës për t’i goditur forcat ruse nga një distancë më e sigurte për trupat ukrainase. Hedhja e bombave duhet të bëhet nga avionët luftarakë. Një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Presidenti Biden nuk do të njoftojë se Uashingtoni do ta lejojë Ukrainën që të përdorë bomba amerikane për të goditur objektiva në thellësi të Rusisë. Ndërkohë, kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, tha të enjten vonë se do të takohet të premten me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski. Ish Presidenti Trump e ka kritikuar udhëheqësin ukrainas gjatë tubimeve të fushatës zgjedhore, duke shprehur dyshime mbi aftësitë e Ukrainës për të fituar luftën e saj me Rusinë.

 

Etiketa: Joe Bidenmbeshtetjashtepia e bardhetakimVladimir Zelenski

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para
Arrest me burg për Kreshnik Gashin, dyshohet për vrasje dhe armëmbajtje

Arrest me burg për Kreshnik Gashin, dyshohet për vrasje dhe armëmbajtje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.