Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Biden: Fatin e Afganistanit e kanë në dorë vetë afganët

14:00 26/06/2021
Reading Time: 2 min lexim

“Afganët do të jenë ata që vendosin të ardhmen e tyre,” tha Presidenti amerikan, Joe Biden në takimin e tij të parë me Presidentin afgan, Ashraf Ghani.

Dy udhëheqësit u takuan të premten në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që forcat amerikane vazhdojnë tërheqjen nga Afganistani.

Presidenti Biden këmbënguli se mbështetja e Uashingtonit nuk po merr fund. SHBA do të vazhdojnë mbështetjen për ushtrinë afgane nga jashtë si dhe përkrahjen politike e ekonomike, tha zoti Biden.

“Do të qëndrojmë përkrah jush,” tha presidenti amerikan.

Zoti Ghani, duke folur përkrah udhëheqësit amerikan, tha se Afganistani është mirënjohës për gjakun dhe koston monetare që shpenzoi Amerika gjatë dy dekadave të fundit për vendin e tij, i cili tani gjendet në një ballafaqim të drejtpërdrejt me Talibanët.

Zoti Ghani e krahasoi situatën ku ndodhet me momentin ku ndodhej Presidenti Abraham Linkoln në 1861 në prag të fillimit të Luftës Civile amerikane.

“Jemi përballë dallimesh mes vlerave, vlerave të një sistemi përjashtues ose një sistemi gjithëpërfshirës. Ne jemi të vendosur të zgjedhim unitetin, ndjenjën kombëtare të sakrificës, mirëkuptimin dhe nuk do të rezervohemi,” tha presidenti afgan të premten, duke shtuar se forcat qeveritare kishin rimarrë nën kontroll “gjashtë distrikte, si në jug edhe në veri të vendit”.

Gjatë takimeve më herët të premten në Pentagon me Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, presidenti afgan u pyet nga një gazetar mbi reagimin e tij ndaj parashikimeve të shërbimeve amerikane të zbulimit se qeveria e tij do të bjerë brenda gjashtë muajsh pas largimit të trupave amerikane, shkruan VOA.

“Ka pasur parashikime të tilla; të gjitha kanë dalë të pabaza,” tha zoti Ghani.

Republikanët e kanë kritikuar vendimin e Presidentit Biden. Kreu i republikanëve në Senat, Mitch McConnell tha se vendimi “i lë partnerët afganë vetëm, përballë kërcënimeve që sipas këshilltarëve të vetë presidentit janë të mëdha dhe po rëndohen. Talibanët, të inkurajuar nga largimi ynë, po kthejnë pas vite të tëra përparimi, sidoms në sferën e të drejtave të grave dhe i janë drejtuar Kabulit”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha lidhur me komentet e zotit McConnell se Presidenti Biden e kishte marrë vendimin “në përputhje me bindjen e tij se kjo luftë nuk mund të fitohet dhe se pas 20 vjetësh trupat duhet të kthehen në atdhe”.

Etiketa: afganistanBiden

Të tjera

Investigimi i BBC: Dy vëllezër shqiptarë në skemën e filmimeve pa pëlqim që gjeneron miliona online
Bota

Investigimi i BBC: Dy vëllezër shqiptarë në skemën e filmimeve pa pëlqim që gjeneron miliona online

Një investigim i BBC ka zbuluar një praktikë shqetësuese në disa prej kryeqyteteve të jetës së natës në botë, ku...

22:05 04/02/2026
Tragjedi ajrore në Kolumbi, rrëzohet avioni me 15 persona në bord, mes viktimave një deputet dhe një kandidat Kongresi
Bota

Tragjedi ajrore në Kolumbi, rrëzohet avioni me 15 persona në bord, mes viktimave një deputet dhe një kandidat Kongresi

Një tragjedi e rëndë ajrore ka tronditur Kolumbi, pasi një avion me 15 persona në bord është rrëzuar në një...

12:58 29/01/2026
Para
Dhuna në ndeshjen Sopoti-Mirdita, policia arreston futbollistin 31-vjeçar

Po transportonte 13 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 19-vjeçari (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi

13:20 05/02/2026
Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente zyrtare në Bashki

Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente zyrtare në Bashki

12:51 05/02/2026
U shuan duke pritur darkën që nuk e hëngrën kurrë, tragjedia e rrjedhjes së gazit që shoi familjen shqiptare në Itali

U shuan duke pritur darkën që nuk e hëngrën kurrë, tragjedia e rrjedhjes së gazit që shoi familjen shqiptare në Itali

12:25 05/02/2026
Banorët e Velipojës zhvendosin protestën në Tiranë, para SPAK: Kërkojmë pronat tona

Banorët e Velipojës zhvendosin protestën në Tiranë, para SPAK: Kërkojmë pronat tona

11:48 05/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.