Skip to content
Bota

Biden e quan kasap dhe kriminel lufte Vladimir Putinin

· 2 min lexim

Ukraina bëri 31 ditë luftë ditën e sotme, ndërkohë që një deklaratë e fortë vjen nga  presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili e  quajti “kasap” presidentin rus Vladimir Putin.

Biden u pyet nga gazetarët se çfarë po i shkonte në mendje pas vizitës që iu bëri refugjatëve ukrainas, Biden u përgjigj: Ai është një kasap.

Pra Biden quajti kasap presidentin rus, Vladimir Putin.

Këto komente Biden i bëri pas vizitës që iu bëri refugjatëve ukrainas në Varshavë të Poloni, të shtunën. Kujtojmë që më  herët gjatë ditës, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u takua me dy ministra ukrainas në bisedimet e para ballë për ballë midis presidentit amerikan dhe zyrtarëve të lartë të Kievit që nga fillimi i pushtimit rus. Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba dhe ministri i Mbrojtjes, Oleksie Reznikov bënë një udhëtim të rrallë nga Ukraina në një shenjë të mundshme të rritjes së besimit në luftën kundër forcave ruse.  Takimi u zhvillua në hotelin Marriott në qendër të qytetit – përballë një stacioni treni të Varshavës ku ka pasur një fluks të vazhdueshëm refugjatësh ukrainas që nga fillimi i konfliktit.

Biden u pa i ulur në një tavolinë të gjatë të bardhë midis Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA Lloyd Austin, përballë Kulebës dhe Reznikovit, sipas raportimit të AFP-së. Në sfond ishin flamujt e Ukrainës dhe të SHBA-së.