Skip to content
Politikë

Berisha për gazetarët: Dhëndri im, i burgosur politik, SPAK në duart e Ramës

· 2 min lexim

Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë për mediat, në zyrat e tij, ku ka folur lidhur me ngjarjet aktuale në politikë, madje edhe me lirimin e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

 

Ai përsëriti edhe njëherë se SPAK se është një organizatë kriminale e drejtuar nga Rama dhe se dhëndri i tij ishte një i  burgosur politik në qevrisjen e Partisë Socialiste.

“Nëse ka një njeri në Shqipëri që ka deklaruar se ‘SKAP’ është organizatë kriminale, është Berisha. Berisha është i pari që nga SPAK e ka quajtur ‘SKAP’. Jam ish-president, ish-kryeministër, nuk do i lejoja vetes kurrë të etiketoja njerëz që zbatojnë ligjin, ndryshe veçse heronj të vërtetë. Por këta janë njerëz që asnjë bashkuar si banda më e rrezikshme, në një institucion pas hetuesive të sigurimit të shtetit. Të mendosh se kjo ka lidhje me këtë para tre javësh, është kjo e ndershme se s’ka lidhje. Unë do mbetem së i interesit publik”, u shpreh Berisha.

 

Njëri nga gazetarët, Osman Stafa iu drejtua me pyetjen, nëse sipas kësaj logjike, edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, u lirua sot me urdhër nga Edi Rama?

 

“Dhëndri im ishte i burgosur politik. Nuk është e vërtetë që ka dhënë apo nuk ka dhënë urdhër. Ajo do shkonte menjëherë në Strasburg. Ai u la arrest shtëpie. Ai nuk ka asnjë, zero… ata vetë nuk e kanë fajësuar. Pas tre vitesh hetimi nuk kanë arritur të gjejnë një fakt për të ngritur padi ndaj tij, por e kanë marrë nën hetim. Ajo çështje do zgjidhet në Strasburg”, tha  ndër të tjera Berisha.