Skip to content
Politikë

Berisha mbledh sot Kuvendin Kombëtar/ Çfarë pritet të ndodhë sot?

· 1 min lexim

Ish-kryeministrit Sali Berisha do të mbledhin sot Kuvendin Kombëtar, që do të mbahet tek Pallati I Kongreseve në orën 11:00.

Kuvendi Kombëtar do zgjedhë më votë kryetarin e partisë. Po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. Pritet edhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.

Nuk do të maarrin pjesë në këtë Kuvend Kombëtar 15 deputetët që mbështesin Gazment Bardhin në parlament.

Edhe pse Berisha e ka bërë një tërheqje duke njohur Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar, ky i fundit nuk e njeh atë si kryetar të Partisë Demokratike.