Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Berisha flet si mjek dhe politikan: Legalizimi i kanabisit do rrisi kriminalitetin, përdorimi shfaq psikoza të trurit

21:04 08/04/2022
Reading Time: 2 min lexim

Sali Berisha ka dalë në një konferencë me gazetarët, ku e ka konsideruar të dëmshëm vendimin e qeverisë për legalizimin e kanabisit.

“Sot jam këtu në një bisedë me ju ë pari dhe para të gjithash për vendimin absolutisht të dëmshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, që Edi Rama po merr për legalizimin e kanabisit.

Është një vendim për legalizimin e krimit, vrasjeve, drogimit të të rinjve dhe të popullatës, rrënimit të shëndetit fizik dhe mendor, si dhe të identitetit të shqiptarëve, reputacionit të tyre.

Unë në formimin tim si mjek, por edhe si politikanë, kam lexuar gjerësisht për kanabisin, jam plotësisht i vetëdijshëm se vaji i kësaj bime, apo nënproduktet përdoren për lehtësimin e ankthit, në këtë kontekst të dhëna nga mjekët nuk kanë ndonjë pasojë.

Por studimet kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze strukturore, dhe në proceset e trurit, kanë faktuar se shumëfishon, çfaqjen e psikozave më të rënda. Kanë faktuar se jep ndryshime në trurin e përdoruesve. Kanabisi ka të paktën 50 lëndë kimike, që nuk dihen se çfarë shkaktojnë në trurin e njeriut”, tha mes të tjerave Berisha.

Sipas Berishës, legalizimi i kanabisit në vendin tonë do të sillte pasoja në procesin e hapjes së negociatave.

“Edi Rama zgjedh kanabisin për ta bërë simbol të shqiptarëve, vendimi i tij është një akt shumë i pamenduar, pasi ju garantoj se dëmton procesin e integrimit në BE.

Edi Rama shfrytëzon një rrymë pozitive që i është krijuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të luftës në Ukrainë, por ky është një kalkulim i gabuar, pasi kanabisi shqiptar është krim, krim dhe vetëm krim, është organizata kriminale. Pikërisht në momentin kur po krijohej një klimë pozitive për hapjen e negociatave, sinjali që jep ky është që do të legalizojë kanabisin, kur Italia shpenzon edhe miliarda euro për të mbrojtur kufirin e saj.

Në vitin 2011 Italia kishte hequr kontrollin, për drogë, në një vit u kapën vetëm 12 kilogramë kokainë, dhe një sasi jo e madhe kanabisi, por sot që kanabisi legalizohet ju e kuptoni vetë se çfarë do të thotë kjo.

Mos u çudisni një ditë që në vendin ku shihni platacione me rrush dhe me mollë, të vihet zjarri dhe të mbillet kanabis,. Kjo e bën Shqipërinë një vend problematik për të gjithë rajonin, dhe rrit rrezxikun e investimit nga organizata kriminale dhe terroriste.

Për të gjitha këto unë iu bëj thirrje shqiptarëve që të kundërshtojnë dhe të mos mbështesin një politikë shkatërrimtare, me legalizimin e kanabisit hiqet çdo barrikadë që ekziston për atë si një drogë e rrezikshme, do shohim drogim masiv të të rinjve dhe të popullatës”, tha më tej Berisha.

Të lidhura

Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës
Aktualitet

Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, duke e dërguar...

18:49 10/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
Aktualitet

Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vrasjen e Renis Dobrës, 23-vjeçarit nga fshati Zenisht i Matit, ngjarje që po...

18:33 10/07/2025
Para
Von der Leyen viziton qytetin e Buchas, vishet me jelek antiplumb

Von der Leyen viziton qytetin e Buchas, vishet me jelek antiplumb

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

18:49 10/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

18:33 10/07/2025
Vijon “tmerri” në Gaza/ Sulmet izraelite vrasin 8 fëmijë pranë një qendre shëndetësore

Vijon “tmerri” në Gaza/ Sulmet izraelite vrasin 8 fëmijë pranë një qendre shëndetësore

18:07 10/07/2025
Luftë me flakët, shuhet zjarri në banesën pranë Pazarit të Ri

Luftë me flakët, shuhet zjarri në banesën pranë Pazarit të Ri

17:48 10/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.