Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Berisha flet me emra: Të afërmit e këtyre socialistëve punojnë në kompaninë AlbControl!

22:01 08/04/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha, është akuzuar ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama, se qëndron pas kontrollorve të trafikut ajror pranë Albcontrol. Berisha ka përmendur se në kompaninë shtetërore Albcontrol, punojnë të afërm të shumë politikanëve socialistë.

“Më lejo t’ja kthej pak siç e meriton sepse ai njeri me atë që nuk thuhet, rri,  e ka në gojë nga mëngjesi në darkë dhe në Parlament kur nuk i mjaftonte i veti merrte dhe të familjes së tij. Është një turp dhe faqe e zezë njeri që i lejon vetes të përdorë fjalët më vulgare dhe banale po degradon dhe denatyrohet gjithnjë e më shumë si njeri.

Akuza reale për “grusht shteti” ai ka ndaj Fatmir Xhafës, Paulin Sterkaj dhe një seri socialistësh të tjerë njerëzit më të afërt të të cilëve janë sistemuar në pozicione kryesore në Albcontrol. Nuk mund të them gjë tjetër, ai i rrjedhur mund të flasë në këtë mënyrë por të themi se nuk është i rrjedhur, është një njeri i cili i kompleksuar nga disfata e tmerrshme që e pret nuk di se çfarë flet”, theksoi Berisha në “OraTv”.

Ai thotë se zgjidhja e kësaj çështje kërkon dialog dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që e kanë çuar në falimentim kompaninë.

“Qëndrimi im ka qenë i kristaltë, të vendoset dialogu dhe të shqyrtohen kërkesat e tyre. Të nxirren përgjegjësitë për ata që e kanë çuar atë sipërmarrje në falimentim”- nënvizoi ai.

Berisha tha se ministrja Balluku, e cila më herët ka qenë drejtoreshë e Albcontrol, është akuzuar me dhjetëra herë nga punonjësit  e kësaj kompanie për vjedhje dhe abuzime të fondeve.

“E vërteta është se nga punonjësit e Albcontrol ajo që unë e quaj ndrikull grykësi Balluku është akuzuar me dhjetëra herë për vjedhje dhe abuzime të tmerrshme të fondeve të asaj ndërmarrje të cilat herë pas here dhe unë i kam bërë publike”, u shpreh Berisha.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: albcontrolberishanxjerr emratreagon

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Murati i jep puthjen e parë Olës, Sindi shpërthen e revoltuar

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip