Skip to content
Kronikë

Bëri rebelin ndaj policisë, ja çfarë fshihte 29 vjeçari në makinë

· 2 min lexim

Një 29-vjeçar nga Devolli ra në prangat e Policisë së Korçës pas një ndjekje në qytet, sepse ai nuk iu bind Patrullës për të ndaluar.

Policia thotë se i riu “është konstatuar nga punonjësit e policisë në qytetin e Korçës, me mjetin tip “Volkswagen”, të cilët i kanë bërë me shenjë të ndalonte, por 29-vjeçari nuk iu bind urdhrit të tyre dhe u largua me shpejtësi.

Pas ndjekjes, u bë e mundur ndalimi i shtetasit S. S., gjatë kontrollit në mjetin e të cilit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të shtetasit S. S., 29 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll.

Ky shtetas është konstatuar nga punonjësit e policisë në qytetin e Korçës, me mjetin tip “Volkswagen”, të cilët i kanë bërë me shenjë të ndalonte, por 29-vjeçari nuk iu bind urdhrit të tyre dhe u largua me shpejtësi.

Pas ndjekjes, u bë e mundur ndalimi i shtetasit S. S., gjatë kontrollit në mjetin e të cilit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.