Skip to content
Kronikë

Bënte “kapon” me bashkëshorten dhe vjehrrin, e pëson keq 35-vjeçari në Durrës

· 2 min lexim

Ditën e sotme në Durrës është arrestuar një 35-vjeçar me inicialet A.H në zonën Arapj në Durrës.

Bëhet me dije se personi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehërrit të tij, ku këtij të fundit i ka dëmtuar edhe automjetin.

Ndaj 35-vjeçarit që bënte të ‘fortin” me të afërmit e tij rëndojnë akuzat e“Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, shtetasin A. H., 35 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehërrit të tij, si dhe i ka dëmtuar këtij të fundit, automjetin”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë së shtetit:

Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, shtetasin A. H., 35 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehërrit të tij, si dhe i ka dëmtuar këtij të fundit, automjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin A. T., 33 vjeç, banues në Kosovë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.