Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Beleri kërkon leje nga Burgjet për të marrë pjesë në mbledhjen e PE-së

19:18 08/07/2024
Reading Time: 2 min lexim

Fredi Beleri, i cili tashmë e ka humbur postin e kreut të zgjedhur të Bashkisë Himarë, i ka bërë një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Duke marrë parasysh se pas një jave zhvillohet mbledhja e parë e të zgjedhurve të Parlamentit Europian, Beleri ka kërkuar që të marrë pjesë për të bërë betimin. Të hënën e ardhshme, më 15 korrik, Beleri kërkon të marrë pjesë në Strasburg si i zgjedhur i partisë “Demokracia e Re” në Greqi. Si precedent, Beleri mori shoqërimin e tij në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve ku u transferua nga burgu për në ambientet e KQZ-së, por nuk dihet nëse kërkesa e tij do të pranohet. Duke qenë se betimi do të bëhet në një shtet tjetër, eurodeputetit të zgjedhur mund t’i refuzohet leja për të dalë nga qelia.

Beleri u zgjodh si eurodeputet pasi ishte në listën e partisë së kryeministrit Kyriakos Mistotakis në Greqi, duke siguruar 237 mijë vota, të cilat e rankuan të katërtin më të votuar në shtetin helen. Votat i mori pa bërë asnjë ditë fushatë pasi që prej majit të vitit të shkuar, Beleri ishte burgosur me pretendimin se kishte blerë vota gjatë zgjedhjeve për Himarën. Lidhur me këtë çështje, së fundmi edhe Apeli e gjeti fajtor dhe e dënoi me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet lokale të “14 majit”.

Ndërkohë që Beleri luftonte për lirinë, çështja e mandatit të tij si i zgjedhur për Himarën përfundoi në KQZ. Të premten, me pretendimin se kishte tashmë një dënim që duhet ta deklaronte në ligjin për dekriminalizimin, Belerit iu hoq mandati. Brenda ditës, presidenti Bajram Begaj shpalli dekretin për datën e re të zgjedhjeve, duke vendosur 4 gushtin. Dekreti nuk kaloi pa reagime, por Presidenca reagoi dhe u shpreh se ndërkohë, Beleri mund të ankimojë vendimin e KQZ në KAS dhe të presë vendimin. Megjithatë gjasat janë që edhe KAS të dalë me të njëjtin përfundim si KQZ. Teksa Beleri ende kërkon lirinë nga burgu, Partia Socialiste nga ana tjetër po bëhet gati për zgjedhje. Do të jetë prefekti i Vlorës (detyrë që do ta lërë) Vangjel Tavo ai që do të garojë nën siglën e PS-së për të marrë Bashkinë e Himarës, ndërsa Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozita ende nuk kanë dalë me një emër.

Etiketa: Fredi Beleri

Të tjera

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve
Aktualitet

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Operatori One Albania po përballet me një valë të fortë reagimesh nga abonentët, jo vetëm për rritjen e tarifave me...

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës
Aktualitet

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në shëtitoren e Lungomares në Vlorë, ku një fëmijë rreth 4...

13:40 07/04/2026
Para
Shkatërrohet organizata e drogës në Itali, 12 të arrestuar

Shkatërrohet organizata e drogës në Itali, 12 të arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

13:40 07/04/2026
Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

12:04 07/04/2026
Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

11:20 07/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.