Skip to content
Showbiz

Bebe Rexha dhe grimieri i njohur Mario këndojnë bashkë këngën e njohur shqiptare

· 1 min lexim

Pavarësisht se ka lindur në Amerikë, ajo jo vetëm që e di mirë gjuhën shqipe, por ka trashëguar shumë mirë edhe kulturën e vendit të prejardhjes së saj.

Grimieri me origjinë shqiptare, Mario Dedivanoviç, së fundmi publikoi një video nga prapaskenat ku po realizonte makijazhin e Bebe Rexhës.

Dhe kur ai i kërkon shqip që të këndojë një këngë, Bebes i vjen ndërmend ajo “Hajde halla e madhe”.

Këngëtarja performon sipas stilit të saj këngën e njohur shqiptare, ndërsa grimieri e shoqëron.

Shpesh Bebe ka ndarë momente duke kënduar këngë shqip apo duke kërcyer vallet tona të njohura.

Burimi: iconstyle.al