Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BE: Shpallja e dy organizatave në veri të Kosovës si terroriste, hap i njëanshëm

10:24 06/07/2023
Reading Time: 3 min lexim

Bashkimi Evropian tha për Radion Evropa e Lirë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shpallur “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” si organizata terroriste, është “hap i njëanshëm” që sipas bllokut, nuk i kontribuon uljes së tensioneve.

Qeveria e Kosovës më 29 Qershor i shpalli këto dy organizata si terroriste. Ato besohet se veprojnë në veriun e Kosovës dhe numërojnë qindra pjesëtarë nga radhët e komunitetit serb, që janë shumicë në këtë zonë.

“Ky cilësim [shpallja si organizata terroriste] është hap i njëanshëm dhe nuk i kontribuon shtensionimit të situatës dhe gjetjes së rrugës për të adresuar problemet ekzistuese në një mënyrë të qëndrueshme”, tha zëdhënësi i bllokut evropian, Peter Stano, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Stano shtoi se liderët e 27 shteteve anëtare të BE-së gjatë një takimi të mbajtur javën e kaluar bënë thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës.

“Ne përsërisim thirrjen për të dyja palët që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të çojë në rritjen e mëtejme të tensioneve dhe që urgjentisht të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën aktuale në veri të Kosovës në linjë me propozimin e bërë nga përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, më 22 qershor dhe deklaratës së BE-së të 3 Qershorit”, tha Stano.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se Kosova nuk është koordinuar me ta e as me partnerët e tjerë perëndimorë lidhur me vendimin e ndërmarrë për “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka argumentuar se “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë”.

Sipas tij, këto dy organizata kanë kryer veprime “me elemente terroriste”, si: sulme të armatosura ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, pjesëtarëve të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX dhe ushtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Autoritetet në Kosovë kanë sqaruar se vendimi për shpalljen e këtyre dy organizatave si terroriste nuk do të prekë askënd që mund të ketë kryer vepra penale para këtij vendimi.

Sipas ligjit në Kosovë, kur organizatat shpallen terroriste, aktiviteti i tyre ndalohet menjëherë. Çdo aktivitet i mëtejmë i tyre do të bartte pasoja të rënda ligjore.

Që nga përfundimi i luftës më 1999, në Kosovë operojnë struktura ilegale, të mbështetura dhe financuara nga shteti i Serbisë.

Njëra ndër to është edhe “Mbrojtja Civile”, e cila ka dalë publikisht më 2011.

“Mbrojtja Civile” në Serbi funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe roli i saj është të reagojë në situata emergjente të rrezikut, siç janë përmbytjet, tërmetet e të ngjashme.

Shuarja e saj është paraparë në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 2015, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Ndërkaq, në gusht të vitit 2022, në pjesën veriore të Kosovës u shfaqën grafite me një logo dhe mbishkrimin “Brigada e Veriut” në serbisht.

Përveç grafiteve me logo të saj në disa rrugë dhe objekte të ndryshme në pjesën veriore të Kosovës, nuk dihet se kush qëndron pas saj, nëse ka anëtarë aktivë dhe cili është roli i tyre.

Shpallja e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” si organizata terroriste vjen në kohën kur tensionet në veri të Kosovës janë rritur.

Që nga fundi i majit, serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po kundërshtojnë që kryetarët e rinj shqiptarë të punojnë nga ndërtesat komunale. Ata po ashtu po kërkojnë tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Që nga ajo kohë, në veri janë shënuar disa incidente me shok-bomba dhe granata dore si dhe më 29 maj në Zveçan protestuesit serbë janë përleshur me pjesëtarët e KFOR-it. Nga këto përleshje kanë mbetur të lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë të ndërmarrin hapa të menjëhershëm që të ulen tensionet në veri. Kosovës po i kërkohet që të organizojë zgjedhje të reja në katër komunat veriore, ndërkaq Serbisë që të bindë serbët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.  /REL

Të lidhura

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik
Aktualitet

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Edhe pse KAS vendosi që votat nga Greqia duhet të numërohen në të njëjtën mënyrë si ato nga diaspora, procesi...

19:16 15/05/2025
Para
Prostitucion kundrejt pagesave 150-300 euro, “fundoset” 28-vjeçarja dhe tutori i saj në Durrës (EMRI)

Prostitucion kundrejt pagesave 150-300 euro, "fundoset" 28-vjeçarja dhe tutori i saj në Durrës (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

18:33 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.