Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BE-ja planifikon sanksione të reja ndaj Rusisë

18:48 28/09/2022
Reading Time: 2 min lexim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka propozuar një sërë sanksionesh të reja ndaj Rusisë, pas mbajtjes së referendumeve të rreme në katër rajone të Ukrainës.

Von der Leyen propozoi paketën e re të sanksioneve më 28 shtator, duke thënë se ato janë krijuar “për ta bërë Kremlinin që të paguajë çmimin” për përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë.

“Ne nuk i pranojmë referendumet e rreme dhe asnjë lloj aneksimi në Ukrainë, dhe jemi të vendosur ta bëjmë Kremlinin të paguajë çmimin për këtë përshkallëzim të mëtejshëm”, u tha ajo gazetarëve në Bruksel.

Paketa e tetë e propozuar e sanksioneve përfshinë ndalime të mëtejshme të importit të produkteve ruse, që synojnë të privojnë Moskën nga 7 miliardë euro shtesë të ardhura.

Përfshihen po ashtu më shumë ndalime të eksportit për teknologjinë e përdorur nga ushtria, si artikujt e aviacionit dhe substancat specifike kimike, tha von der Leyen.

Përveç kësaj, paketa e sanksioneve do të vendosë bazën ligjore për një kufi të çmimit të naftës dhe do t’i ndalojë qytetarët e BE-së të ulen në organet drejtuese të kompanive shtetërore ruse, tha ajo.

Sanksionet e reja do të përfshijnë gjithashtu kufizime ndaj zyrtarëve përgjegjës për referendumet e rreme.

Propozimi tani do t’u shkojë për miratim 27 vendeve anëtare të BE-së.

Presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të deklarojë zyrtarisht të premten se rajonet e Ukrainës janë bërë pjesë e Rusisë.

Të ashtuquajturat referendume për bashkim me Federatën Ruse kanë zgjatur pesë ditë.

Ukraina, Perëndimi dhe Kombet e Bashkuara, kanë thënë se nuk do ta njohin rezultatin, pasi këto të ashtuquajturat referendume janë joligjore sipas ligjit ndërkombëtar.

Votimet në rajonet ukrainase të kontrolluara nga Rusia – Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja – janë mbajtur teksa banorët lokalë janë ankuar se janë kërcënuar dhe detyruar që të votojnë. REL

Të lidhura

Goditet grupi kriminal në Greqi, në pranga edhe shqiptarë
Bota

Goditet grupi kriminal në Greqi, në pranga edhe shqiptarë

Policia greke ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë në jug të vendit, duke goditur një rrjet të organizuar kriminal...

09:55 03/07/2025
Zjarre masive në ishullin grek të Kretës, evakuohen banorët
Bota

Zjarre masive në ishullin grek të Kretës, evakuohen banorët

Një zjarr i fuqishëm ka dalë jashtë kontrollit në lindje të Kretës, Greqi, duke rrezikuar komunitete të tëra dhe zonat...

08:16 03/07/2025
Para
Produktet ‘Wudy’ me baktere të rrezikshme, ja këshilla që jep drejtoresha e AKU-së

Produktet 'Wudy' me baktere të rrezikshme, ja këshilla që jep drejtoresha e AKU-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Osmani: Heqja e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe, ndikim negativ

Vjosa Osmani vazhdon takimet me liderët e partive politike për zhbllokimin e Kuvendit

10:38 03/07/2025
Ryanair shtyn fluturimin nga Rinas, udhëtarët të revoltuar

Ryanair shtyn fluturimin nga Rinas, udhëtarët të revoltuar

10:28 03/07/2025
Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë

Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë

10:04 03/07/2025
Goditet grupi kriminal në Greqi, në pranga edhe shqiptarë

Goditet grupi kriminal në Greqi, në pranga edhe shqiptarë

09:55 03/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.