Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasadori Luigi Soreca, ka vlerësuar punën e policisë për arrestimin e të kërkuarit, Klement Balili.
Me anë të një postimi në Twitter, Soreca shprehet se arrestimi i Balilit nga policia e shtetit tregon një zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër bandave kriminale në Shqipëri.
Diplomati evropian thotë se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës është përparësi kryesore për BE-në në rrugën e Shqipërisë në drejtim të pranimit në BE.
Balili i cilësuar nga mediat greke si ‘Eksobari i Ballkanit’ ishte shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.
Aktualisht Balili ndodhet në ambientet e komisariatit nr.6 në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe drejtori i Policisë, Ardi Veliu.