Skip to content
Të Gjitha

Bashkia Tiranë vendos rampa në trotuarë në shërbim të personave me aftësi të kufizuara

· 1 min lexim

Bashkia e Tiranës vijon punën e saj për krijuar lehtësira për qytetarët e kryeqytetit

Bashkia po vijon punën për të ndërtuar rampa, të cilat mundësojnë lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar që përdorin karroca apo edhe të karrocave të fëmijëve. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Bashkisë kanë bërë të mundur rehabilitimin e troturarëve në rrugën “Muhamet Gjollesha”, duke vendosur edhe rampat.

Drejtoria e Mirëmbajtjes së Rrugëve thekson se puna për vendosjen e rampave është shtrirë edhe në rrugët e tjera të kryeqytetit. Ndërkaq, ndërhyrja do të vijojnë edhe në rrugë të tjera të Tiranës, për ta bërë sa me komode lëvizjen e personave.