Skip to content
Politikë

Basha takon votues të zhgënjyer të PS-së në Paskuqan: Socialistet janë vëllezërit dhe motrat tona

· 2 min lexim

Kreu i opozitës, Lulzim Basha u ndal sot në Paskuqan, ku takoi nga afër një grup socialistësh që iu bashkuan Partisë Demokratike. Kryedemokrati theksoi se nuk do të shpërdorojë besimin e tyre, që janë dyfish të zhgënjyer nga PS-ja.

Njëri prej anëtarëve të Partisë Socialiste e grisi teserën e kësaj force politike në prani të Lulzim Bashës.

Pjesë nga Biseda

Nazmi Xhepa: Jam një votues tradicional i të majtës. Por në rast deri dje ishte nevojë sot është domosdoshmëri ndryshimi, sepse premtoi vende pune dhe e largoi rininë atje ku e dinë të gjithë, premtoi ringjallje ekonomike dhe e çoi në krizë, premtoi vende pune dhe bëri atë që bën, premtoi shëndetësi falas dhe e solli… Nëse sot nuk bëhet ndryshimi faji është i joni.

Lulzim Basha: Përgjegjësia tani është e njerëzve për fëmijët tuaj dhe familjet tuaja. Unë ju falënderoj! Besnikërinë më të parë e keni ndaj familjeve tuaja, ndaj Shqipërisë. Të garantoj nga zemra që i bashkohesh ndryshimit dhe të garantoj që nuk do ta shpërdoroj besimin e të gjithë shqiptarëve. As të socialistëve të ndershëm, se jeni dyfish të zhgënjyer.

 

Petrit Marku: Unë sot në prezencën tate do e gris këtë teser partie se nuk ka asnjë vlerë për mua.