Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Basha takim online me Komisioneren e BE, ja temat që u diskutuan

11:11 23/03/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kreu demokrat Lulzim Basha, ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje programin e Partisë Demokratike “Shqipëria fiton Arsimin”.

Në një takim të përbashkët me Komisioneren e BE, Mariya Gabriel dhe përfaqësues të Universitetit ‘Modul” të Vjenës, Basha bëri premtimet e radhës në kuadër të fushatës elektorale.

Komisionerja Gabirel tha se “ju siguroj që, ne do të përdorim të gjitha mjetet dhe iniciativat në dispozicion përfshirë agjendën e ardhshme – Agjenda e Ballkanit Perëndimor në Inovacion/Zhvillim e sipër, Kërkim Shkencor, Kulturë, Arsim dhe Rini për të avancuar bashkëpunimin tonë dhe për të rritur rimëkëmbjen socio-ekonomike dhe konvergjencën me BE”.

Fjala e Komisioneres, Mariya Gabriel:

Faleminderit shumë, Dr. Basha, i dashur president i Universitetit, të dashur rektorë dhe zëvendës rektorë. Zonja dhe zotërinj, së pari, jam e kënaqur që ju bashkohem sot. Urime për zgjedhjen e shkëlqyeshme të temës së diskutimit tuaj, edukimin. Unë mendoj se e ndajmë plotësisht mendimin se arsimi është çelësi për të tashmen tonë, për të ardhmen tonë dhe kjo është arsyeja pse unë e mirëpres shumë këtë diskutim. Unë do të filloja duke thënë se arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës është themeli për përmbushjen personale dhe qytetarinë aktive. Ndihmon të rinjtë të gjejnë vendin e tyre në shoqëri dhe ekonomi dhe u jep atyre kompetenca, aftësi, njohuri të nevojshme për të lulëzuar në jetë.

Arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës siguron edhe më shumë se kaq. Do të zvogëlojë ikjen jashtë vendit të trurit. Kjo do t’u japë bizneseve një fuqi punëtore të aftë dhe ekonomive kombëtare dhe rajonale një shans më të mirë për të qenë konkurrues. Tani, më shumë se kurrë arsimi duhet të vendoset lart në axhendën tonë politike. Kërkon vëmendje të veçantë, një qasje vizionare dhe bashkëpunim më të thellë në Nivelin Evropian kombëtar. Ne duhet të ndërtojmë një sinergji të fortë midis kërkimit arsimor dhe Inovacionit. Një sinergji e tillë është e domosdoshme nëse duam ta mbajmë Evropën të fortë, duke përfshirë këtu edhe fazën e sfidave globale, mposhtjen e një pandemie apo tranzicion të gjelbër dhe dixhital. bashkëpunimi I fortë me Ballkanin Perëndimor me Shqipërinë ka qenë gjithmonë në thelbin e punës sonë dhe punën time personale. Unë kërkoj punë për forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi dhe për t’i dhënë atij vrullin e ri në fusha të reja të portofolit tim, duke përfshirë arsimin, kërkimin dhe inovacionin. Sot do të doja të ndaja me ju se si synoj ta arrij këtë.

Së pari, në fushën e transformimit dixhital. Axhenda do të inkurajojë zhvillimin dhe zbatimin e strategjive arsimore dixhitale në rajon dhe mbështet trajnimin e mësuesve. Ne do të vazhdojmë me iniciativa të tilla si mundësia dixhitale e praktikave. Ne kemi nevojë që të rinjtë tanë të kenë këtë përvojë e cila do të vazhdojë t’u japë studentëve të të gjitha disiplinave, mundësinë për të zhvilluar praktikën që u nevojitet për të pasur përvojën dixhitale të kërkuar nga tregu. Do të nxisë zhvillimin e qendrave rajonale të inovacionit dixhital, diçka që unë e fillova kur isha Komisionere për Dixhitalizimin dhe ajo që do të doja të bëja është të lidhë qendrat e inovacionit dixhital me qendrat e shkencës dhe teknologjisë, për të parë se si Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë, komunitetet e njohurive dhe Inovacionit mund të punojnë së bashku. Axhenda gjithashtu do të sigurojë një mundësi për pjesëmarrje më aktive të rajonit në fushën e arsimit evropian dhe bazuar në nismën e universiteteve evropiane, shpresojmë që të frymëzojë transformimin e sektorit të arsimit të lartë.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: bashaprogrami per arsimin

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Para

Shifrat e “fryra” në kohë zgjedhjesh/ Manastirliu jep premtimin e madh, por mungojnë vaksinat

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip