Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Basha publikon detyrat e qeverisë tranzitore: Zgjedhjet pa opozitën janë farsë, ja si duhet qeveria

12:27 02/05/2019
Reading Time: 4 min lexim

Ashtu edhe siç është lajmëruar ditën e djeshme, paraditen e sotme, në orën 11:00 do të mblidhej PD-ja me aletët për të dhënë propozimin e qeverisë tranzitore dhe kështu ka ndodhur.

Basha gjatë fjalës së tij ka thënë se vendi është në kolaps dhe kjo ka ardhur vetëm nga qeveria, ndaj dhe për këtë arsye ka lindur nevoja që kjo qeveri të largohet.

“Sot vendi është në kolaps, në kolaps të demokracisë. Ndodhet në kushtet ku nuk kemi Gjykatë kushtetuese të Lartë, jemi në kushtet e një kolapsi ekonomik e shoqëror. Korrupsioni ka qenë bashkë shoqërues i shëmtuar i Shqipërisë. Kolapsi i ekonomisë ka sjellë nivele të mjerueshme si ato të Afrikës, 1 në 10 shqiptarë ushqehet një herë në ditë. Kjo për 2 arsye: E para kjo qeveri nuk ka ardhur si produkt i votës së lirë, por si produkt i bashkëpunimit me krimin e organizuar. E dyta ndryshe nga ç’parashikon ligji, këtu nuk ka asnjë instancë kontrolli legjitim, pushtet janë përqendruar në një dorë. Institucionet janë të kapura”, tha Lulzim Basha.

Edhe një herë tjetër kryedemokrati ka theksuar se nuk ka për të pasur zgjedhje pa opozitën, kështu që kjo altenativë të harrohet.

“Zgjedhjet pa opozitën janë farsë. Zgjedhje të lira do ketë vetëm pasi të dënohen hajdutët e 2017-s dhe të largohet Rama. Largimi i tij i hap rrugën dialogut me PS-në dhe qeverisë tranzitore”, tha ai.

Pikërisht për këtë arsye do të lind edhe qeveria tranzitore e cila  do të ketë disa detyra specifike.

 

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

  1. Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve.
    2. Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve.
    3. Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.
    4. Ndalim i prokurimeve, tenderave, koncesioneve\PPP-ve, licensave, favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.
    5. Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike dhe kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar etj.
    6. Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i fallsifikimeve të
    letërnjoftimeve.
    7. Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve.
    8. Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.
    9. Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje.
    10. Raportim me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm për opozitën.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE LUFTA KUNDËR SHITBLERJES SË VOTËS

  • Ashpërsimi i goditjes së krimit të organizuar nga policia.
    • Goditja me tolerancë zero e shitblerjes së votës.
    • Kërkesë ndaj prokurorisë dhe SHISH për të hetuar me prioritet krimin zgjedhor, veçanërisht dosjet 184 dhe 339.
    • Vendosja e institucioneve ligjzbatuese qeveritare (Policia, Drejtoria e Pastrimit të Parave etj) në funksion të goditjes së krimit zgjedhor.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE ABUZIMI ME BURIMET SHTETËRORE

  • Ndalim i menjëhershëm i përdorimit të burimeve materiale dhe financiare me ndikim në zgjedhje.
    • Moratorium i punësimeve deri në datën e zgjedhjeve.
    • Monitorim i rreptë i penalizimeve dhe përfitimeve sociale (ndihma ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, banesat sociale) dhe vënie para ligjit e shkelësve.
    • Ndalim i aktiviteteve promovuese qeveritare në fushatë zgjedhore.
    • Moratorium i akteve qeveritare që krijojnë përfitime në periudhë zgjedhore.
    (lehtësi fiskale, pronësore, ekonomike)

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE PRESIONI MBI ADMINISTRATËN DHE ZGJEDHËSIT

  • Ngritja e strukturave për mbikqyrjen, denoncimin, regjistrimin dhe ndjekjen e rasteve të presionit mbi zgjedhësit, sidomos atyre në administratë.
    • Prioritet dhe tolerancë zero në hetimin dhe ndëshkimin e presioneve mbi administratën dhe zgjedhësit.
    • Koordinim institucional me prokurorinë për të hetuar presionin mbi zgjedhësit.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE IDENTIFIKIMI I BESUESHËM I ZGJEDHËSVE

  • Fuqizim dhe financim i menjëhershëm i infrastrukturës për pajisje me letërnjoftime.
    • Skema subvencionimi të çmimit të letërnjoftimit për personat në nevojë.
    • Monitorim dhe ndëshkim të rasteve penguese për zgjedhësit.
    • Fushatë proaktive ndërgjegjësimi dhe njoftimi.
    • Ngritja e një sistemi për verifikimin e letërnjoftimeve në çdo QV dhe goditja penale e fallsifikimeve.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE LISTAT E ZGJEDHËSVE & SISTEMI I ADRESAVE

  • Regjistrim derë më derë i shtetasve dhe identifikim i adresës së çdo shtetasi.
    • Integrimi i adresave me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
    • Regjistrim i zgjedhësit vetëm në listën e QV që i korrespondon vendbanimit faktik.
    • Përditësim i hartave zgjedhore.
    • Masa për caktimin e adresës së zgjedhësve emigrantë dhe caktimin e QV përkatëse.
    • Hartim i listave të zgjedhësve drejtpërdrejt nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE VOTIMI FIKTIV I EMIGRANTËVE

  • Ngritja e një sistemi kontrolli dhe monitorimi të hyrje-daljeve në kufi dhe në sistemin TIMS.
    • Sigurimi i aksesit të plotë në TIMS për KQZ-në për të hetuar ankesat për votim fiktiv të emigrantëve.
    • Ndjekje penale me tolerancë zero të shkeljeve.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE ROLI I POLICISË NË ZGJEDHJE

  • Monitorim institucional i veprimtarisë së policisë në proces zgjedhor.
    Raportim dhe ndëshkim i shkeljeve.
    • Largim i menjëhershëm i drejtuesve dhe policëve të lidhur me krimin.
    • Prioritet në goditjen e krimeve zgjedhore.
    • Garantim i sigurisë në zgjedhje dhe goditja e bandave.
    • Nxjerrje e akteve ligjore që disiplinojnë rolin e policisë në zgjedhje.
    • Raportim transparent i veprimtarisë së policisë.
Etiketa: Lulzim Bashaqeveri tranzitore

Të lidhura

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia
Aktualitet

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Nga Sonila Meço: Sa u pagua Giro d’Italia? 7 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Përfitimi publik? Reklamë Shqipërisë tek...

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura
Aktualitet

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit...

17:16 10/05/2025
Para

Haradinaj i kthehet Ramës: “Rrnoj me tregue”, shqiptarëve iu kam borxh të vërtetën dhe do iua them

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.