Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Basha nënshkruan marrëveshjen: Pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuara në vendimmarrje!

11:33 13/04/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur ditën e sotme marrëveshjen e bashkëpunimit me Personat me Aftësi të Kufizuara. Gjatë fjalës së tij kryetari i PD-së, u shpreh se kjo  marrëveshje është produkt i një dialogu dhe negocimesh të gjata, të cilat u konkretizuan angazhimet dhe zotimet e qeverisjes së ardhshme. Basha u shpreh se me këtë marrëveshje, qeveria e ardhshme do të kujdeset për këta persona njësoj si çdo qeveri evropiane.

“Themeli i marrëveshjes nuk është thjesht angazhim qeveritar, buxhetor por ёshtё: sё pari vendosja e standardit evropian i cili parashikon që nё gjithë vendimmarrjet e rëndësishme qё kanë tё bëjnë me çdo sferë, me çdo aspekt tё jetës, tё sfidave dhe tё pritshmërive tё personave me aftësi tё kufizuara, konsultimi, bashkërendimi, bashkёvendimarrja dhe angazhimi i përbashkët nё zbatimin e detyrimeve qё rrjedhin nga këto vendimmarrje, janë instrumenti qё e çon përpara kauzën e drejt dhe vuajtjet, dhimbjet dhe pritshmëritë e personave me aftësi tё kufizuara.

Sot unë do ta ndërmarr këtë angazhim në emër të Partisë Demokratike, të koalicionit tonë, Aleancës për Ndryshim dhe gjithë koalicionit tonë i cili më 25 prill me votën e shqiptarëve do të marrë përsipër barrën e qeverisjes. Dua të kujtojë se fillesat e bashkëpunimit tonë janë shumë më të hershme. Dua të kujtoj dhe të sjell në mendje se nëse bëhet fjalë për një lobim në kuptimin klasik të fjalës, lobi i parë dhe në fakt lobi i vetëm në të cilin kam patur krenarinë të jem anëtarë themelues në debutim tim si parlamentarë, si anëtarë i kuvendit të Shqipërisë ka qenë lobi për personat me aftësi të kufizuara. E kuptoj këtë kohë sepse pozita si deputetë i mazhorancës dhe anëtarë i kabinetit, sillte edhe mundësinë për të ndihmuar sa të ishte e mundur, por edhe sfidën jo të vogël në politikë për t’ju kundërvënë partisë tënde, mazhorancës tënde, apo qeverisë tënde në veçanti në pozitat e drejtimit atëherë kur dukej se vendimmarrja nuk ishte në përputhje me ato standarde dhe me ato angazhime të cilat me të vërtetë do të ndihmonin kauzat e drejta të personave me aftësi të kufizuara”, tha Basha.

Kreu i Partisë Demokratike ka theksuar ndër të tjera se zbatimi do të nis pas 25 prillit dhe se efektet do të ndihen nga personat me aftësi të kufizuara.

“Ju ftoj pra që pas një kohe jo të shkurtër dialogu, negociatash, konsultimesh ta finalizojmë sot me këtë nënshkrim dhe ju garantoj se është hapi i parë që pas 25 Prillit të nisim zbatimin e kësaj marrëveshje, efektet e së cilës do ti ndjejnë të gjithë personat me aftësi të kufizuara, pa diskriminim të asnjë lloji, as klientelist, as nepotik, as politik, as gjeografik dhe të asnjë lloji”, theksoi Basha.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: bashamarreveshjenNenshkruanpersonat me aftesi te kufizuaravendimmmarrje

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para

Vrasja e Klodian Rashës/ Caktohet trupa gjykuese që do të shqyrtojë çështjen

Lajmet e fundit

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip