Skip to content
Aktualitet

Basha: Kod antikushtetues, u prish marrëveshja e 5 qershori

· 1 min lexim

Opozita e quan antikushtetues Kodin e sapomiratuar nga Kuvendi, por nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se Ramanë e pret humbja, duke nënkuptuar zhvillimin e zgjedhjeve me këtë kod.

Postimi i plotë në Twitter:

“Akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit. Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do t’i marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët. Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret!”, shkruan Basha. Deklarata e tij nuk lë vend për veprime ligjore kundër këtij akti.

Parlamenti miratoi me 97 vota pro, 15 kundër dhe 6 abstenim ndryshimet në Kodin Zgjedhor.