Skip to content
Të Gjitha

Basha: Intervista ime tek Bruno Vespa u censurua

· 2 min lexim

Mesa duket Lulzim Basha nuk  ka mbetur i kënaqur me transmetimin e deklaratës së tij në “Porta a Porta”. Në një deklaratë për News24, Basha ka thënë se intervista e dhënë në emisionin e Bruno Vespës, është censuruar.

“Më thanë që do më jepnin 3 minuta e gjysmë, por nuk e di çfarë ndodhi. Bëra një gabim. Nuk e di çfarë ndodhi më pas. Këto janë pleshtat e fundit të qenit që ka ngordhur”, deklaroi Basha.

Ju u shfaqët tek Vespa vetëm 1 minutë e gjysëm, ndërkohë që Rama ishte në studio. Si për të larë gojën. Cfarë ishte kjo?

Basha: Bëra gabim. Më thanë se do te më jepeshin deri në 3 min e gjysëm, u mundova në ato 3 min e gjysëm të jepja një mesazh, pastaj nuk e di se çfarë ndodhi dhe u katandis kokoshi një thelë, po pak rëndësi ka. Bëra një gabim. Mendova se do të kisha mundësi që të shfaqja pikëpamjen tjetër, por, siç e tha edhe zoti Lubonja, kjo ishte një shfaqje e turpshme.

Pra ju kanë censuruar?

Basha: Vergogna, turp i vërtetë.

Nëse kujtojmë edhe në herë, Rama ka qenë në Itali para disa ditësh, ku edhe ka dhënë intervista për disa media italiane dhe sipas tij këtë e ka bërë për të pastruar imazhin vendit. Këtë e ka shprehur edhe një postim në rrjetin social, Twitter ka shkruar se pastroi baltën që ka hedhur mbi Shqipërinë, opozita e vendit.