Skip to content
Aktualitet

Basha e nis ditën me një mesazh: Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë!

· 2 min lexim

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha e ka nisur ditën me një mesazh  për zgjedhjet e 25 Prillit. Pasi ka prezantuar programet e PD për fushatën elektorale, Basha thotë se së bashku shqiptarët do të sjellin shpresë të re për Shqipërinë.

“Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë!”, shkruan Basha në rrjetin e tij social, Facebook.

Ditën  e djeshme në prezantimin e programit për mirëqënien sociale, Basha tha se do të angazhohet  të dyfishojë menjëherë asistencën  ekonomike për të gjitha familjet në nevojë.

Ai tha gjithashtu se do të subvencionohen në masën 100% të interestit të kredive bankare që 20 mijë familje të reja do të marrin për banesat e tyre.

Një premtim tjetër ishte dhe për familjet me fëmijë  të sapolindur, për të cilët tha se do të  përfitojnë një pagesë prej 3 mijë lekësh të reja, për pesë vitet e para të jetës.

Kujtojmë se prej javësh tashmë, kreu opozitar Basha ka nisur fushatën elektorale duke shpalosur dhe planin e tij me disa pika, plan sipas të cilit do të jetë dhe zgjidhje për të kaluar ngërçin e krijuar në ekonomi.

Por 25 prilli do të jetë dhe dita kur do të vendoset fati  i shqiptarëve me votën e lirë demorkatike.