Skip to content
Politikë

Basha dhe Rama e zhvendosin debatin në Twitter: Nuk do të jetë kurrë pjesë e qeverisjes tonë

· 2 min lexim

Debati mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha është zhvendosur në Twitter. Më herët kryeministri kishte deklaruar se ishte i hapur për një bashkëpunim me Bashën pas zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa nuk ka ky i fundit ka reaguar me një stautus në Twitter.

Basha shkruan se Rama nuk do të jetë kurrë pjesë e qeverisjes së tij, pasi koha e tij ka mbaruar.

“Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë”, shkruan Basha.

Ndërkohë, Rama i është përgjigjur kryedemokratit po në Twitter  duke thënë se për të janë më të rëndësishëm Berisha e Meta se sa bashkimi i shqiptarëve. Rama shkruan se shqiptarët duan që të gjithë forcat politike të punojnë bashkë  për ta dhe për ekonominë e tyre përtej pandemisë duke lënë pas politikën e vjetër me sherre.

“Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?”, ka shkruajtur Rama.