Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Banorët e Lumasit kallëzim në SPAK për zyrtarë të IKMT: Favorizuan firmën “Salillari” dhe Bashkinë e Kuçovës

12:36 31/08/2021
Reading Time: 3 min lexim

Banorët e Lumasit kanë bërë një tjetër kallëzim në SPAK, këtë herë për Kryeinspektorin pranë IKMT Tiranë,Albert Zybeja,Drejtorin e Mjedisit pranë IKMT qëndrore Oen Nallbani dhe Juristet e këtij institucioni Ueda Damiani. Ata thonë se personat e sipërpërmendur kanë falsifikuar të dhënat e paraqitura nëpër procesverbale. Sipas tyre, kjo është bërë me qëllim për të favorizuar në mënyrë kriminale kundravajtësit, në këtë rast firma “Salillari” dhe bashkia e Kuçovës.

Kallëzimi penal është firmosur nga 123 bnorë dhe është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e djeshme.

Banorët kërkojnë që Ajet Zyberaj, Oen Nallbani dhe Ueda Damiani të ndiqen penalisht për “Shpërdorim detyre”, pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre i kanë shkaktuar dëme Shtetit Shqiptar, ndërkohë që duhet të mbronin interesat e tij.

“Bashkia Kuçovë po bën ndërtime të paligjshme në Kanionin e lumit Sinec (zonë e Mbrojtur dhe e shpallur Monument Natyre,me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.676 datë 20.12.2002.Me pretendimin e ndërtimit të një ujësjellësi për fshatrat: Lumas,Pëllumbas,Sheqëz, Vodëz,Bardhaj,Krekëz e Koritëz,bashkia Kuçovë ka kontraktuar firmën Salillari,duke dhënë edhe lejen e ndërtimit në datë 14/10/2020.Pas monitorimit të kryer nga ADZM Elbasan në 26.07.2021,u konstatua se po kryheshin punime të paligjshme nga subjekti “Salillari” sh.p.k, që i kontraktuar nga bashkia Kuçovë për ndërtimin e një ujësjellësi kishte cënuar drejtpërdrejtë territorin e shpallur “Monument Natyre.

Për këtë arsye Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura Elbasan i ka kërkuar institucionit të IKMT-së Elbasan të marrë masa të menjëhershme për të pezulluar punimet në këtë zonë.Nga ana e IKMT Elbasan është konstatuar nëpërmjet proçesverbalit Nr.16 datë 05.08.2021 se në Kanionin e Sinecit (monument natyre) janë kryer kundravajtjet ligjore: marrja pa leje administrative e ujit, mospajisje me autorizim,veprimtari që kryhen në kundërshtim të mbrojtjes së brigjeve dhe ndërtimin e objekteve për shfrytëzimin e burimeve.Pas këtyre konstatimeve, Kryeinspektori i IKMT-së Tiranë Ajet Zyberaj,në mënyrë kriminale nuk ka vazhduar proçedurat ligjore për marrjen e masave Administratative për kundravajtësin,me qëllim favorizimin e shkelësve të ligjit,që në rastin konkret është bashkia Kuçovë”, thuhet në procesverbal.

Banorët e Lumasit thonë se Ajet Zyberaj, me anë të shkresës Kthim-Përgjigje në 19.08.2021, ka vërtetuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe ka favorizuar bashkinë Kuçovë, duke marrë parasysh se të dhënat e pasqyruar në atë shkresë ku thuhet se deri në momentin e ushtrimit të kontrollit, subjekti kreu punime sipas projektit të miratuar. Aty po ashtu thuhej se punimet nuk po kryheshin brenda zonës së mbrojtur, por këto të dhëna janë të pavërteta dhe të falsifikuara.

Në kallëzimin penal banorët deklarojnë (me video dhe prova shkresore” se të dhënat që IKMT-ja Tiranë ka vendosur në kthimin e përgjigjes, janë mashtrim i hapur, duke qenë se tashmë subjekti ka shkatërruar rreth 30% të territorit në zonën e mbrojtur të Kanionit të Sinecit dhe punimet nuk janë kryer jashtë saj, por brenda zonës buferike, ndryshe nga ç’prtendon Ajet Zyberaj. Ky i fundit në mënyrë kriminale ka ndërprerë procedurën për masë administrative për bashkinë Kuçovë dhe këtë e ka bërë me arsyetimin se rubrikat nuk janë plotësuar drejt dhe ,mungonte përshkrimi.

Sipas banorëve, është falsifikuar përmbajtja e procesverbaleve të konstatimit të IKMT Elbasan dhe inspektimi i kryer nga IKMT Tiranë është i paligjshëm dhe kriminal.  Ata akuzojnë zyrtarët e IKMT Tiranë dhe kanë mbuluar në mënyrë kriminale shkatërrimin që firma “Salillari” ka bërë në shtratin e lumit.

Etiketa: banoret e lumasitIKMTkallezim penalSPAK

Të lidhura

Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”
Aktualitet

Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë, ku një aksident...

09:03 14/05/2025
Drejt përfundimit numërimi edhe në Lezhë, sa mandate sigurojnë PS dhe PD
Aktualitet

Përfundon numërimi për votimin brenda, KQZ: Ja sa qytetarë votuan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për zgjedhësit brenda territorit të Shqipërisë. Sipas...

08:37 14/05/2025
Para
Çfarë është C.1.2? A duhet të shqetësohemi nga varianti i ri i Covid-19

Çfarë është C.1.2? A duhet të shqetësohemi nga varianti i ri i Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

09:23 14/05/2025
Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

09:03 14/05/2025
Drejt përfundimit numërimi edhe në Lezhë, sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Përfundon numërimi për votimin brenda, KQZ: Ja sa qytetarë votuan

08:37 14/05/2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:30 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.