Skip to content
Të Gjitha

Banorët e Bregut të Lumit përplasen fizikisht me policinë, PD nxjerr videon

· 1 min lexim

Përplasjet mes policisë dhe protestuesve tek Bregu i Lumit edhe një herë janë kthyer në qendër të vëmendjes.

Fadromat përsëri kanë shkuar mëngjesin e kësaj të mërkure për të prishur shtëpitë e mbetura dhe përsëri banorët kanë shfaqur rezistencë duke u përplasur edhe fizikisht me efektivët e policisë.

Në një lajmërim të nxjerrë nga Partia Demokratike në faqen e saj të Facebook duken pamjet e një situate tejet të acaruar mes banorëve dhe policëve, të cilët kërkojnë dëmshpërblim financiar sipas çmimit të tregut, ashtu siç i është premtuar fillimisht nga Bashkia Tiranë.

Sipas PD-së, Policia ka vepruar dhunshëm edhe ndaj një vajze, banore të Bregut të Lumit, e cila ka mbetur edhe e dëmtuar. Megjithatë kjo nuk i ka zmbrapsur dhe kanë vazhduar punën në prishjen e banesave.

Nga ajo që banorët raportojnë, forcat e policisë këtë herë janë më të shumta se javën e shkuar, pavarësisht se përplasja nuk ka qenë aq e fortë sa më parë, kjo edhe për shkak të numrit të pakët të banorëve.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2319799798290162/