Skip to content
Të Gjitha

Balluku me “dorë të rëndë”, shkarkon drejtorin e “Albpetrolit”

· 1 min lexim

Drejtori i “Albpetrol”, Kastriot Bejtja, është shkarkuar nga ministrja e Transportit dhe Energjetikës, Belinda Balluku një ditë më parë.

Kompania 100 % pronë e shtetit, shoqëri e madhe aksioneve me kapital 14.735.229.000 lekë, aktualisht operon vetëm me naftën.

Ndërkohë mësohet se në vend të tij është emëruar Dritan Spahiu.

Kujtojmë  se ish-kryeministri Sali Berisha është përpjekur ta shiste, por nuk u arrit dot të privatizohej nga Rezart Taçi, i cili ofroi 850 milionë euro, që në fund doli e gjitha një histori mashtrimi.

Prej disa vjetësh është ndarë nga “Albpetroli”, “ALBGAZ” që operon vetëm për gazin.