Skip to content
Të Gjitha

Balla: Në qershor hapen negociatat për Shqipërinë, ta harrojë Saliu se do kthejë 97’-ën

· 1 min lexim

Një nga temat kryesore që është duke u diskutuar është edhe nëse do të çelën negociatat për futjen e Shqipërisë në BE.

Megjithatë mesa duket mazhoranca është e sigurt se një gjë e tillë ka për të ndodhur.

I ftuar në “5 Pyetje me Babaramon”, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur i bindur për këtë çështje duke dhënë edhe mendimin e tij.

“Ta harrojë Saliu dhe i biri i tij, Lulzimi që mund ta kthejnë Shqipërinë në makthet e 1997. Në qershor hapen negociatat. Për ne është i rëndësishëm që KE të rikonfirmojë vlerësimin pozitiv.  Me përfundimin e zgjedhjeve evropiane dhe shqyrtimit të gjetjeve të reja të komisionit, KE do të përcaktojë një datë për fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë” tha ai.