Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj përmes postimit të fundit në Insta Story na ka prekur të gjithëve.
Bukuroshja ka publikuar një foto të babait të saj teksa e mbante atë në krahë kur ishte fëmijë dhe fjalët me të cilat e ka shoqëruar postimin janë aq prekëse!
Në çdo gërmë dallohet qartazi malli që ka këngëtarja për të atin që fatkeqësisht nuk jeton më:
“Faleminderit që më vizitove në ëndërr mbrëmë babi. Ti e dije që po më mungoje, dhe më dhe përqafimin më të madh që më ke dhënë ndonjëherë. Ishte aq reale! Të dua babi. Të mendoj dhe më mungon gjithmonë!”
![]()
Rikujtojmë se Beatrix së bashku me vëllanë Alban Ramosajn, kanë lindur në Holandë dhe prindërit e tyre janë njohur në Gjermani. Kur u zhvendosën në Groningen, lindën Beatrixin./iconstyle.al






