Skip to content
Të Gjitha

Babai vret vajzën dhe dhëndrin para shtëpisë së tyre. Më pas tentoi të vriste veten\ Nuk dihen arsyet

· 2 min lexim

AUSTRALI– Osman Shaptafaj,55 vjeç, ka vrarë të bijën dhe bashkëshortin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në Melbourne të Australisë paraditen e 31 dhjetorit.

Veton dhe Lindita Musai, 29 dhe 25 vjeçe, janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre.

Vajza humbi jetën në vend, ndërsa 29-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Pas ngjarjes së rëndë, Osman Shaptafaj tentoi të vriste veten.

Dëshmitarët pohojnë se ai i kishte vënë armën në gjoks dhëndrit dhe më pas e ktheu nga vetja.

Momentalisht ndodhet në spital nën ruajtjen e policisë.

Një natë para se të ndodhte ngjarja të rinjtë kishin festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës.

Nga vëzhgimi përmes rrjeteve sociale, ata shihen të dashuruar dhe të lumtur me njëri-tjetrin, ndërkohë që ishin të stabilizuar me punë.

Ende nuk ka asnjë të dhënë për arsyet që çuan 55-vjeçarin drejt vrasjes së dyfishtë.

Kujtojmë se kjo është ngjarja e dytë e rëndë në një hark kohor prej 6 muajsh, ku një baba shqiptar vret vajzën e tij në Australi.

Më 24 korrik 2019, Petrit Lekaj vrau vajzën e tij, Sabrina sepse ajo kishte dalë me shoqet në një lokal nate.

Sabrina ishte vetëm 20-vjeç dhe është e gjetur e vrarë në makinën e saj, nga ku policisë i është dashur të thyejë xhamat e makinës për ta nxjerrë.