Skip to content
Kronikë

Babai masakroi me thikë të birin, daja shqiptar i Matias hyn në spital me thikë

· 2 min lexim

Një fëmijë 10 vjeç me nënë shqiptare në Itali ishte viktima e një krimi makabër që  i tronditi të gjithë.

Matias u qëllua për vdekje me thikë në fyt nga babai i tij, një 44 vjeçar polak Mirko Tonkov, i cili ishte arratisur nga spitali e duket po kërkonte mënyrën për të ndëshkuar bashkëshorten. Gruaja e kishte denoncuar më parë për dhunë në familje nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë dje daja i Matiasit, Ubaldo Marcelli, hyri në spitalin Belcolle i armatosur me thikë duke bërtitur: “Më thuaj ku është Mirko, do ta vras.”

Babai i Matias, Mirko, ndodhet i shtruar në repartin Belcolle, ku gjenden të gjithë ato të burgosur që kanë probleme shëndetësore.

Daja i fëmijës tani është dërguar në komisariat dhe rrezikon të burgoset.

Kujtojmë që gruaja shqiptare shtë shtruar në spital në gjendje shoku.

44-vjeçari duket se nuk e pranonte ndarjen dhe ka dashur ta ndëshkojë të shoqen në mënyrën më të tmerrshme.

“Mirko shkatërroi jetën time. Me vdekjen e Matias tim humba gjithçka dhe jeta ime tani nuk ka më vlerë. Ai ishte atje, në shtrat i mbuluar nga gjaku. E dija që donte të më vriste, isha e përgatitur për këtë, jo që të vrasë djalin tim” është shprehur gruaja shqiptare e shtruar tashmë në spital.