Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Avokati i ri i shtetit dhe njohja e patentave me Italinë, zbardhen të gjitha vendimet e Këshillit të Ministrave

21:52 19/01/2022
Reading Time: 5 min lexim

Gjatë ditës së sotme Këshilli i Ministrave ka marrë një sërë vendimesh, teksa ka vendosur për Avokatin e ri të shtetit, njohjen e patentave me Italinë. Ndër të tjera, Edi Rama ka hedhur firmën dhe tashmë pritet zbatimi i dy marrëveshjeve të rëndësishme për Kosovën dhe Shqipërinë. Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme propozimin e bërë nga kryeministri Edi Rama për emërimin e tre anëtarëve të komisionit të Përzgjedhjes për TND-në (Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues).

Gjithashtu Këshilli i Ministrave, ka marrë vendim lidhur me ndryshimin e vendimit për shpërblimin e dhënë për mjekët, infermierët dhe për punonjësit e tjerë shëndetësorë. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar projektligji për marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimin e tyre. Miratimi i këtij projektligji i hap rrugë njohjes së ndërsjelltë të patentave në të dyja vendet dhe konvertimin e tyre nga qytetarët rezident në secilin prej shteteve. Ndërkohë më poshtë jepen të detajuara të gjitha projektligjet e miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 19 Janar 2022:

 

V E N D I M

PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËM TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Znj. Brunilda Lilo, Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Z. Odise Moçka emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ditën e sotme, Këshilli i Ministrave ka njoftuar një sërë vendimesh të marra. Një nga këto vendime ka të bëjë me Komisionin e Përzegjedhjes për TND-në (Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues).

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme propozimin e bërë nga kryeministri Edi Rama për emërimin e tre anëtarëve të komisionit të Përzegjedhjes për TND-në. (Lexo ketu)

Mandati i tyre do jetë 5 vjeçar dhe hyn në fuqi menjëherë. Konkretisht janë miratuar propozimet për emërimin e:

1. Z. Erind Mërkuri për një mandat 5-vjeçar;
2. Znj. Valbona Treska për një mandat 5-vjeçar;
3. Z. Erald Pashaj për një mandat 5-vjeçar.

Qeveria po ashtu ka miratuar dy marrëveshje të rëndësishme me Kosovën, që kanë të bëjnë me kalimin pa ‘pengesa’ në kufi, si dhe njohjen e sigurimeve shoqerore. (Shiko këtu)

Marrëveshje të tjera ndërkombëtare janë miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë. Një ndër ta është ajo për veterinarinë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E VETERINARISË, SIGURISË USHQIMORE DHE USHQIMIT PËR KAFSHË DHE FITOSANITARE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimit për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar projektligji për marrëveshjen e arrituar mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimin e tyre. Miratimi i këtij projektligji i hap rrugë njohjes së ndërsjelltë të patentave në të dyja vendet dhe konvertimin e tyre nga qytetarët rezident në secilin prej shteteve.

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE, ME SHKËMBIM NOTASH, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË, MBI NJOHJEN E NDËRSJELLË TË LEJEVE TË DREJTIMIT ME QËLLIM KONVERTIMI, MIRATUAR ME VENDIMIN NR.209, DATË 29.3.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi, miratuar me vendimin nr.209, datë 29.3.2021, të Këshillit të Ministrave, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Këshilli i Ministrave ka miratuar dhe ndryshimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe KfW Frankfurt am Main (KfË), për programin “Promovimi i energjive të rinovueshme dhe efiçencës së energjisë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË (MARRËSI), DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR PROGRAMIN “PROMOVIMI I ENERGJIVE TË RINOVUESHME DHE EFIÇENCËS SË ENERGJISË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e ndryshimit të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (marrësi), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin “Promovimi i energjive të rinovueshme dhe efiçencës së energjisë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Një vendim tjetër është dhe miratimi i projektit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane mbi dhënien e asistencës teknike dhe financiare në kuadrin e “Projektit të bashkive me energji inteligjente (SEMP)”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË PROJEKTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË, DHE KONFEDERATËS ZVICERANE, TË PËRFAQËSUAR NGA SEKRETARIATI I SHTETIT ZVICERAN PËR ÇËSHTJET EKONOMIKE, MBI DHËNIEN E ASISTENCËS TEKNIKE DHE FINANCIARE NË KUADRIN E “PROJEKTIT TË BASHKIVE ME ENERGJI INTELIGJENTE (SEMP)”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes së projektit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike, mbi dhënien e asistencës teknike dhe financiare në kuadrin e “Projektit të bashkive me energji inteligjente (SEMP)”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Etiketa: Avokati i ri i shtetitItalivendimet e Këshillit të Ministrave

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Kriza energjitike në Kosovë, Kurti deklaron se po mendon të arrijë një zgjidhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.