Skip to content
Bota

Avokati i presidentit Trump infektohet me COVID-19. Giuliani: Po shërohem shpejt, ndihem…

· 1 min lexim

Pasi e kaloi edhe vetë Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, nuk kishte se si të mbesnin bashkëpunëtorët e tij pa u infektuar…

Dhe ai i radhës ka qenë pikërisht njeriu më i rëndësishëm i stafit të Presidentrit në këto kohë, i Avokatit kryesor Rudy Giuliani, i cili po trajtohet në spital për infektim me COVID-19.

Pasi u infektua me koronavirusi, Rudy Giuliani për një kujdes të shtuar u shtrua në spital.

Avokati menjëherë ka reaguar për gjendjen e tij shëndetësore duke theksuar se, është mirë dhe po shërohet shpejt.

“Faleminderit të gjithë miqve dhe ndjekësve të mi për të gjitha lutjet dhe urimet e mira. Po bëj shumë kujdes dhe po ndihem mirë. Po shërohem shpejt dhe po mbaj hapin për gjithçka”,- tha Giuliani.

Rudy Giuliani është ‘arma’ kryesore e Trump në betejën ligjore për të provuar manipulimin e rezultatit dhe vjedhjen e votave në zgjedhjet e nëntorit, në SHBA, që përfunduan me fitoren e kundërshtarit Joe Biden.

/GazetaReforma.com/