Skip to content
Bota

Avioni ukrainas rrëzohet në Greqi, zbulohet se me çfarë ishte ngarkuar

· 2 min lexim

Mbrëmjen e kaluar është rrëzuar një avion në zonën ”Filipus” në afërsi të Kavallës në Greqinë veriore  Bëhet me dije se avioni i tipit Cargo me katër motorrë ishte nisur nga Serbia për Jordani me municione.

Në avion ndodheshin 8 persona,mes tyre ekuipazhi dhe ekspertët e dorëzimit të materialeve ushtarake. Nuk dihet nëse janë të gjithë serbë personat që udhëtonin në avion.

Ndërkohë sot ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç deklaroi se avioni ukrainas i mallrave, që u rrëzua të shtunën vonë në Greqi, po transportonte 11.5 tonë armë serbe në Bangladesh.Stefanoviç konfirmoi se pronare e avionit është një kompani ukrainase dhe se prodhues i armëve është kompania serbe “Valir”, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Të tetë anëtarët e ekuipazhit të avionit humbën jetën, njoftoi televizioni shtetëror grek të dielën.

Ai u rrëzua 35 milie në veri të aeroportit të  Kavallës pasi kishte raportuar zjarr në një prej katër motorëve.

Avioni kishte udhëtuar për 1 orë e 12 minuta dhe në momentn e rrëzimit kishte shpejtësinë 202 km/h.  Ai shpertheu në një distancë 1-5 km nga aeroporti i Kavallës. Rënia e avionit ka krijuar probleme me elektrifikimi  e zonës në afërsi të vend-ngjarjes.

Ndërkohë në zonë dëgjohen shpërthime ndërsa zjarrëfikësit kanë ndaluar qarkullimin në një diametër 500 metra nga vendi i rrëzimit.

Ende nuk dihet fati i ekuipazhit, ndërsa në zonë po shkojnë emergjencat.