Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Oligopoli vazhdon/ Autoriteti i Konkurrencës mbyll pa gjobë hetimin për tre kompanitë celulare, zbardhet vendimi

16:03 07/10/2020
Reading Time: 4 min lexim

Autoriteti Konkurrencës funksionon si departament i marketingut të kompanive celulare. Me një vendim skandaloz është mbyllur në heshtje, në 6 gusht 2020, hetimi për tre kompani celulare.

Në këtë vendim, që “Gazeta Reforma” e disponon, megjithëse provohet që kompanitë kanë vjedhur publikun me paketat 30 ditore, nuk jepet asnjë sanksion, por vetëm disa rekomandime.

Paketat abuzive

Të tre operatorët celularë, Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom kanë hedhur në treg paketat e reja standarde 30 ditore me parapagesë me një rritje në çmim prej 200 lekësh, me një rritje në të njëjtën masë dhe në të njëjtën kohë, përbën një sjellje të bashkërenduar. Me fjalë të tjera këto kompani veprojnë si oligopol në dëm të publikut.

Gjithashtu të tre operatoret celularë, Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom kanë rritur vlerën minimale për rimbushjeje nga 100 lekë në 200 lekë, në periudhën kohore 30 Janar – 11 shkurt 2020, në mënyrë të pajustifikuar, në të njëjtën masë dhe në të njëjtën kohë.

Vendimi

Këto sjellje (vjedhje) që irritoi konsumatorët u bënë shkak i hetimit 6 mujor, i cili u finalizua në një dokument të quajtur: “Për mbylljen e procedurës së hetimit paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare dhe miratimin e angazhimeve si të detyrueshme në formën e kushteve dhe detyrimeve për ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom”

Komisioni i Konkurrencës vendosi:

  1. Mbylljen e procedurës së hetimit paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare.
  2. Miratimin e angazhimeve të depozituara nga ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom, si të detyrueshme në formën e kushteve dhe detyrimeve.
  3. Për ndërmarrjen Vodafone Albania:
  4. Rritje e transparencës mbi produktet e reja/ndryshuara që hidhen në treg;
  5. Akses për të gjithë;
  6. Më shumë internet data në celular për të gjithë – paketat e solidaritetit dixhital për COVID-19;
  7. Përputhshmëria e praktikave të ndryshimit të çmimit me ligjin për konkurrencën.
  8. Për ndërmarrjen Telekom Albania:
  9. Garantimi i pajtueshmërisë me të gjitha dispozitat rregullatore në fuqi, veçanërisht atyre që rregullojnë fushën e tarifave të aplikuara ndaj konsumatorëve;
  10. Ruajtja e transparencës kundrejt konsumatorëve;
  11. Ofrimi i një game më të gjerë çmimesh, të përballueshme për tregun shqiptar, sipas treguesve ekonomikë të Shqipërisë;
  12. Promovimi fuqishëm dhe zbatimi i strategjive me në qendër konsumatorin;
  13. Të qenit proaktiv dhe mbështetës kundrejt sugjerimeve dhe nevojave që adresohen nga klientët;
  14. Njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës lidhur me ndryshimet e çmimeve.
  15. Për ndërmarrjen Albtelecom:
  16. Mundësi aksesi për përdoruesit me të ardhura të ulta;
  17. Më shumë internet “mobile data” për të gjithë – solidaritet për COVID-19;
  18. Bonus solidariteti për çdo rimbushje të kartës SIM për solidaritetin e gjithanshëm;
  19. Informimi i Publikut.

III. Ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom kanë detyrimin ligjor të mos bëjnë marrëveshje dhe/ose praktika të bashkërenduara, të cilat kanë si objekt ose pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht:

  1. të caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi;
  2. të kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet;
  3. të ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit;
  4. në marrëdhëniet tregtare me palët e tjera, zbatojnë kushte të ndryshme për transaksione të njëjta, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence;
  5. të kushtëzojnë lidhjen e kontratave me pranimin nga palët e tjera kontraktuese të

detyrimeve shtesë që, për nga natyra ose nga përdorimi i tyre tregtar, nuk kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave.

  1. Në rast të mos përmbushjes së kushteve dhe detyrimeve të përcaktuara në dispozitivin e këtij vendimi, ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom në zbatim të nenit 76, pika 1, germa (a) të ligjit nr. 9121/2003 ndëshkohen me penalitetin përkatës.
  2. T’i rekomandojë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që hedhja e paketave të reja nga secila ndërmarrje në tregun e shërbimeve celulare me pakicë, të shoqërohet me një analizë dhe vlerësim të përgjithshëm krahasimor në zbatim të Rregullores nr. 27/2012 “Mbi publikimin e informacionit për tarifat si dhe kushtet e aksesit dhe përdorimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike”.
  3. Monitorimin e zbatimit të këtij vendimi, për të gjithë periudhën e angazhimeve të marra nga ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom.

Ky vendim qesharak i Komisionit të Konkurrencës justifikohet me faktin që tre kompanitë celulare ndërprenë vjedhjen e klientëve. Është njësoj sikur një vjedhës banke të kapet herën e tridhjetë duke vjedhur dhe gjykata ta lirojë meqenëse premton të mos bëj më grabitje.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: Autoriteti i Konkurrencescelularecmimet

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
Para

Ramush Haradinaj ka dhunuar gruan?/ Lajmi trazoi mediat e Prishtinës. Flet Anita: Kurrë në jetë s’ka ndodh që ai…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.