Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Autoritetet në Kosovë, masa paralajmëruese për përdoruesit e targave të makinave të lëshuara nga Serbia

17:31 01/11/2022
Reading Time: 3 min lexim

Këtë të martë hyri në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës për mos lejimin e targave të makinave të cilat ishin të lëshuara nga Serbia. Autoritetet e Kosovës filluan të lëshojnë paralajmërime në vendkalimet kufitare duke shpallur një zbatim shkallë-shkallë të vendimit të qeverisë.

Në letrat paralajmëruese u bëhet thirrje qytetarëve serbë të Kosovës t’i zëvendësojnë targat e lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës.

Një qytetare serbe që mori një letër të tillë në mesnatë tha se ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me targat e makinës.

“Për momentin është ajo që është, do ta shohim”, tha ajo.

Masa paralajmëruese pritet të zgjasë deri me 21 nëntor nga kur do të pasojnë gjobat prej rreth 150 eurosh për të gjithë ata që vazhdojnë të përdorin targat që Kosova i cilëson të paligjshme.

Sipas vendimit të qeverisë nga data 21 Janar 2023, makinat duhet të pajisen me targa provuese ndërsa pas datës 21 prill 2023, nuk do të lejohet lëvizja e tyre brenda territorit të Kosovës.

Ndryshimi i afatit u pa edhe si një lëshim para kërkesave perëndimore për një shtyrje prej dhjetë muajsh.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha mbrëmë se Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar nuk i kërkuan Kosovës shtyrje të pjesshme.

“Ne kemi qenë të qartë, publikisht dhe privatisht, se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara kërkon një shtyrje të plotë të zbatimit të këtyre çështjeve. Ne nuk kërkojmë një shtyrje të pjesshme, nuk kërkojmë zbatim në faza. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë së Kosovës një shtyrje të plotë”, tha ai.Zëdhënësi Price ritheksoi në një konferencë me gazetarë se Shtetet e Bashkuara janë “të zhgënjyera” dhe e “të shqetësuara” që qeveria e Kosovës refuzoi kërkesën dhe këshillën e partnerëve të saj më të ngushtë sa i përket zbatimit të vendimit.

Edhe Bashkimi Evropian është shprehur i zhgënjyer që qeveria e Kosovës nuk dëgjoi këshillat për zgjatjen e afatit.

Në një reagim të bllokut thuhet se Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht targat e vjetra “por procesi duhet të zhvillohet në mënyrën e dakorduar në dialog dhe të zbatohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konsultative”.

Vendimi i qeverisë së Kosovës ishte një veprim për të shmangur tensionet në veri ku përfaqësuesit serbë nuk pajtohen me ndryshimin e targave dhe kanë paralajmëruar rezistencë në çastin kur shqiptohet gjoba e parë.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Milosh Vuçeviç tha të martën gjatë një interviste për televizionin “Happy” se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka urdhëruar që ushtria të jetë në gjendje gatishmërie për shkak të situatës në Kosovë.

Tensionet e verës së këtij viti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rreth përdorimit të dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave nxitën një reagim më të ngjeshur diplomatik për të shmangur përplasjet në një periudhë zhvillimesh të ndjeshme politike në Evropë për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Ndërsa partitë opozitare në Kosovë kritikuan qeverinë e vendit për siç thanë dëmtimin e interesave strategjike të vendit duke mos përfillur kërkesat e aleatëve në një periudhë kur janë shtuar përpjekjet për të çuar përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, sipas një plani të propozuar nga Franca e Gjermania e që po mbështetet nga Shtetet e Bashkuara./VOA

Të lidhura

35 mijë qytetarë në gjyq për vitet e punës, eksperti: Premtimi për rritjen e pensionit s’mjafton
Aktualitet

35 mijë qytetarë në gjyq për vitet e punës, eksperti: Premtimi për rritjen e pensionit s’mjafton

Rreth 35 mijë qytetarë shqiptarë ndodhen aktualisht në procese gjyqësore për të fituar njohjen e viteve të punës përpara vitit...

08:29 09/06/2025
Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Kosovë

Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Pas pothuajse dy muajsh ngërçi dhe përpjekjesh të dështuara, sot në orën 11:00 pritet të zhvillohet tentativa e 29-të për...

08:14 09/06/2025
Para
Rusia akuza Britanisë: Organizuan sulmet në Nord Stream, ja çfarë bëri Truss

Rusia akuza Britanisë: Organizuan sulmet në Nord Stream, ja çfarë bëri Truss

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

35 mijë qytetarë në gjyq për vitet e punës, eksperti: Premtimi për rritjen e pensionit s’mjafton

35 mijë qytetarë në gjyq për vitet e punës, eksperti: Premtimi për rritjen e pensionit s’mjafton

08:29 09/06/2025
Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:14 09/06/2025
Horoskopi sot: 9 Qershor 2025

Horoskopi sot: 9 Qershor 2025

07:58 09/06/2025
Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

19:41 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.