Skip to content
Të Gjitha

Autorit i ranë 2 milion lekë rrugës, dalin detajet e grabitjes së postës në Fushë-Bulqizë

· 1 min lexim

Ditën e djeshme, një person i maskuar dhe i armatosur, sulmoi postën në Fushë-Bulqizë.

Pasi hapi zjarr drejt godinës, ai hyri brenda dhe mori afro 370 mijë lekë të reja, që ndodheshin në arkë.

E gjithë skena është regjistruar brenda pak minutave.

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare që ndodhej aty pranë, janë terrorizuar nga të shtënat.

Mirëpo jo gjithçka ka shkuar, ashtu si grabitësi e kishte planifikuar.

Atij i kanë rënë dy stiva me para me vlerë 200 mijë lekë të reja, ndërsa po largohej, shkruan ‘Dosja.al’.

Me shumë gjasa aty ndodhen edhe shenjat e tij të gishtërinjve.

Gjithashtu në tentativë për të kaluar lumin e fshatit, ai ka hedhur disa rroba, të cilat mund të çojnë po ashtu në identifikimin e tij.

Grabitja dyshohet të ketë qenë e mirëorganizuar, pasi autorët kanë mbajtur nën vëzhgim furgonin që ka transportuar paratë e pensionistëve, drejt pikës së postës në fshat.

Pak pasi furgoni është larguar, grabitësi ka ndërhyrë duke marrë shumën e parave që gjendeshin në kasafortë.